Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.
Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar Gjermaninë lidhur me atë, që ai e quajti injorancë ndaj “gjenocidit të Izraelit” dhe sulmeve në Gazë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi në Gazë – që mbështetet nga Uashingtoni – nuk është në rrezik, pasi Izraeli kreu sulme në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 50 persona, në përgjigje të vrasjes së një ushtari izraelit.
Pak minuta më vonë, Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera – njoftoi se do ta vononte dorëzimin e kufomës së një pengu tjetër, duke e akuzuar Izraelin për “shkelje të armëpushimit”.
Ai theksoi se ato madje duhet të përdorin mbase edhe sanksione apo ta ndalin shitjen e armëve në Izrael.
Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pasi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore tha se ka frikë se do të rikthehet “përdorimi i forcës” nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Iranin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite ka kryer sulme në Gazë, teksa Izraeli ka fajësuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkelje të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, raportuan mediat izraelite më 19 tetor.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka “raporte të besueshme” që Hamasi po planifikon një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gazë, një lëvizje që sipas Uashingtonit do të përbënte “shkelje të armëpushimit”.
Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i trupave të vdekur të arrijë në 135, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.
Shfaq më shumë