Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Çdo shtet në botë, në pëvjetorin e themelimit të tij, numëron arritjet dhe ngecjet. Të parat rëndom numërohen nga partitë në pushtet, kurse të dytat nga ato në opozitë. Njëjtë është edhe me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Beogradi duhet ta kuptojë se duhet të heqë dorë nga veriu i Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Joseph thekson rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që palët të arrijnë marrëveshje. Ai po ashtu thotë se shqiptarët që kanë kryer krime kundër serbëve, duhet të përgjigjen për to në Gjykatën e Posaçme.
Në ditën e sotme, 18 vjet më parë, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, i dyti në tetë ditë.
Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit, thotë se koalicioni shqiptar do të bashkëpunojë me cilëndo shumicë që do t’i respektojë kërkesat e tij.
Sipas shifrave të fundit të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, (UNICEF) janë 50 milionë fëmijë në botë të zhvendosur nga krizat; 45 për qind e tyre janë nga Siria dhe Afganistani.
Derisa ishte gjallë, quhej “shenjtore e gjallë”. Ndihmonte të varfrit, jetimët dhe të sëmurët. Ofronte dashuri dhe kujdes për të padëshiruarit. Ishte shpresë për të zhgënjyerit. Murgesha trupshkurtër, që do të bëhej e njohur si Nëna Terezë, më 4 shtator, do të shpallet edhe zyrtarisht e shenjtë.
Autoritetet në Beograd kanë këmbëngulur që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe jo duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.
Kur të gjitha rrugët e ligjshme mbyllen, biznesi i vetëm që do të lulëzojë është kontrabanda dhe trafikimi me njerëz, thotë Babar Baloch në një interevistë për Radion Evropa e Lirë.
Kongresi i 66-të i FIFA-s zhvillon punimet sot dhe nesër në Meksiko Siti. Kosova është nën ethet e një vendimi tjetër. Federata Botërore e Futbollit do të vendosë për anëtarësimin ose jo të saj në këtë mekanizëm.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka cilësuar si moment historik pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit – UEFA.
Në Kongresin e UEFA-s, që u mbajt sot në Budapest, 28 vende kanë ngritur dorën në favor të Kosovës. Anëtarësimi në UEFA u mundëson ekipeve të Kosovës të marrin pjesë në garat evropiane, si dhe i hap rrugën Kosovës të anëtarësohet në Federatën Botërore të Futbollit - FIFA.
Një marshim i pazakonshëm është zhvilluar të shtunën në Beograd. Pjesëtarë të disa organizatave joqeveritare kanë ecur në këmbë nga qendra e qytetit deri në lagjen Batajnicë, ku në vitin 2001 është zbuluar një varrezë masive me trupa të shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Bruksel se Asociacioni mund të formohet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Shfaq më shumë