Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën, por është shfrytëzuar si mundësi edhe nga disa udhëheqës për të forcuar pushtetin. Liderët, që janë parë më herët si autoritarë të butë, kanë rritur kontrollin. Sheti i mbikëqyrjes është bërë mënyrë e jetesës edhe në disa demokraci.
Pas disa javësh, e në disa raste muajsh, të izolimit fizik dhe ekonomik, për shkak të koronavirusit, qytetarët dhe udhëheqësit politikë në gjithë botën janë të etur për t’iu dhënë fund këtyre bllokadave. Pyetja është: si?
Pandemia e koronavirusit jo vetëm që kërcënon shëndetin fizik të miliona njerëzve në botë, por ndikon edhe në mirëqenien emocionale dhe mendore të tyre.
Kur duhet të testohet një fëmijë për koronavirus? Çfarë duhet të bëjnë prindërit për t’i mbrojtur fëmijët? Si i prek koronavirusi gratë shtatzëna? Për të gjitha këto flet mjeku Barun Mathema nga Universiteti Kolumbia i Nju Jorkut.
Doktor Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, thotë se sëmundja COVID-19 bën pjesë akoma në mesin e problematikave të moderuara.
Është cilësuar si hapi i parë drejt paqes në Afganistan. Por, marrëveshja e Uashingtonit me talibanët është e brishtë dhe has në shumë pengesa, thonë vëzhguesit.
Nga Kristçërçi i Zelandës së Re deri në Hanau të Gjermanisë, në vitin e fundit kanë ndodhur disa sulme të frymëzuara nga e djathta ekstreme. Të tillat kanë në shënjestër njerëzit me ngjyrë, myslimanët, hebrenjtë dhe migrantët.
Me një vend më pak, Brukseli po përpiqet t’i japë jetë të re Bashkimit Evropian. Me metodologjinë e re të prezantuar, thotë se procesi i zgjerimit me anëtarë të rinj do të jetë më dinamik dhe më i besueshëm. Të parat në test do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Politika gjermane u përfshi nga trazira të reja këtë javë, kur Annegret Kramp-Karrenbauer, udhëheqëse e Unionit Demokristian, njoftoi se nuk do të garojë për kancelare, vitin e ardhshëm. A do të mbijetojë partia e Angela Merkelit dhe kush do ta pasojë atë?
Pas sa e sa argumenteve, fjalimeve dhe grindjeve, saga e asaj që njihet si impeachment ka marrë fund, këtë javë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të shkarkohet nga detyra, por rasti i tij ka krijuar precedente të papara në politikën amerikane.
Kina ka izoluar numër të paparë njerëzish, ka mbyllur shkolla dhe tregje të kafshëve të gjalla. Pasagjerët kinezë u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në secilin aeroport që hynë. A do të jenë këto masa të mjaftueshme për të penguar përhapjen e një koronavirusi të ri?
E ardhmja e hebrenjve në Evropë po vihet në pikëpyetje, për shkak të rritjes së anti-semitizmit. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se situata është shqetësuese dhe bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme.
Tensionet midis Podgoricës dhe Beogradit janë sërish në rritje - këtë herë për Ligjin e lirive fetare në Mal të Zi. Të kujt janë kishat dhe manastiret atje?
Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuuara, pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani, kanë ngritur pyetje edhe për ushtrinë e Republikës Islamike. Sa e fuqishme është ajo?
Shfaq më shumë