Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Pas më shumë se një viti izolim dhe me rritjen e numrit të njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit, shumë vende në Evropë dhe më gjerë janë gati të mirëpresin turistët dhe vizitorët. Por, sa të sigurta do të jenë pushimet verore këtë vit?
Harta ajrore e Evropës duket ndryshe prejse Bjellorusia ka devijuar dhunshëm një fluturim të kompanisë Ryanair, më 23 maj. Sa është kjo problematike? Çfarë do të thotë incidenti për sigurinë e udhëtarëve dhe a mund të shërbejë si mjet represioni edhe për regjime të tjera?
Vdekjet nga koronavirusi kanë shkatërruar miliona njerëz në të gjithë botën. Shumë prej tyre nuk kanë mundur t’u japin lamtumirën më të dashurve. Të tjerë nuk kanë mundur të jenë me ta në momentet e fundit, për shkak të masave të izolimit. Si të përballohet kjo?
Pas 20 vjetësh në Afganistan, forcat amerikane do të largohen. Bashkë me to edhe trupat e tjera të NATO-s. Si do ta ndikojë tërheqja situatën në terren? Një shans i ri për ushtrinë afgane apo militantët talibanë?
Rusia po grumbullon trupa dhe armë pranë kufirit lindor me Ukrainën. Qëllimet e saj nuk janë fare të qarta. Zilet e alarmit kanë rënë zëshëm në SHBA dhe Evropë. A po përgatitet Moska për një ofensivë të re kundër Kievit?
Përkundër studimeve të shumta shkencore që tregojnë se vaksina AstraZeneca kundër kornavirusit është efektive, besimi në të ka rënë.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, pranverën e kaluar, aziatiko-amerikanët përballen me sulme raciste - në shkallë shumë më të lartë se viteve të kaluara. Disa studiues ia atribuojnë këtë retorikës ksenofobike të ish-presidentit , Donald Trump.
Vendimi i Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit ka shkaktuar zemërim të brendshëm dhe ndërkombëtar. A është kjo një taktikë e presidentit Erdogan për të forcuar pushtetin në kurriz të të drejtave të grave?
Vrasëse e heshtur në luftën e Jemenit është uria. Miliona njerëz kanë mungesa ushqimesh dhe, për të shmangur thellimin e katastrofës, duhen miliarda dollarë ndihma.
Tash e sa kohë, pushimet, udhëtimet apo darkat në restorante duken një jetë larg. Por, me shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, vendet e ndryshme po përpiqen të gjejnë mënyra se si t’i bëjnë njerëzit të lëvizin përsëri. Pasaportat apo certifikatat e vaksinave janë një opsion.
Ndikimi i krizave nuk është asnjëherë neutral në aspektin gjinor dhe COVID-19 nuk bën përjashtim. Për Blerta Zogiani Gjonbalajn, nga Prishtina, nënë e dy fëmijëve, pandemia ka rritur përgjegjësitë dhe stresin.
Në shkurt të 2020-ës, Italia ka regjistruar rastet e para me koronavirus, për t’u bërë shpejt epiqendër e Evropës. Italia ka qenë shteti i parë jashtë Azisë që është izoluar. Pjesa tjetër e kontinentit e ka ndjekur shpejt. Sot, çfarë mund të quhet arritje dhe çfarë dështim?
Mianmari është shndërruar në tituj lajmesh për shkak të skenave në rrugë. Brenda ditësh, protestat kundër puçit ushtarak janë rritur nga disa dhjetëra në qindra mijëra njerëz. A mund t’i kthehet Mianmari demokracisë?
Për gati dhjetë vjet - me disa pauza shpesh të gjata në mes - Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve. Përmbushja e qëllimit duket ende larg. Sipas disave, edhe më larg se vite më parë. Çfarë mund t’i lëvizë përpara palët?
Qeveria ruse ka të drejtë me ligj që t’i klasifikojë gazetarët, blogerët e madje edhe përdoruesit e mediave sociale si “agjentë të huaj”. Ligji prek direkt edhe Radion Evropa e Lirë dhe kërcënon shuarjen e saj brenda Rusisë.
Shfaq më shumë