Hyrja e dronëve të Rusisë në hapësirën ajrore të Polonisë më 10 shtator nuk shkaktoi shumë dëme materiale në tokë, por e zbuloi një vrimë të madhe në forcat e mbrojtjes së Evropës: aleatët nuk kanë kundërmasa me kosto efektive për t’u përballur me sulmet e përballueshme të Rusisë.
Të dyja vendet e Evropës Lindore u çiftuan qëkurse aplikuan për anëtarësim në BE, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.
Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë.
Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas të cilës, aleatët evropianë të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë raketat Patriot, për Ukrainën.
Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate.
Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.
Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të takohen me presidentin dhe kryeministrin e Kinës në Pekin më 24 korrik, në atë që pritet të jetë një samit i tensionuar BE-Kinë
Më në fund Bashkimi Evropian ka arritur të miratojë pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, para se të shkojë në pushimin e përvitshëm në gusht.
Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.
Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Por, prapa skenave, kjo mund të jetë ndryshe.
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë.
Liderët e NATO-s ranë dakord për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen në samitin e 25 qershorit në Hagë, duke i dhënë një fitore të madhe presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa njëkohësisht ripohuan “angazhimin e hekurt” për t’iu dalë në ndihmë njëri-tjetrit në rast sulmi.
Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, që u kryen në fundjavë.
Liderët mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të NATO-s, dhe në agjendë është pothuajse vetëm një gjë: A do të ketë marrëveshje për targetin e ri për shpenzime për mbrojtje prej 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të një shteti?
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen më 5 qershor para samitit të madh vjetor që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, kur 32 krerët e shteteve të aleancës ushtarake, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, do të mblidhen në Hagë.
Rregullorja përfundimtare, e parë nga Radio Evropa e Lirë, e thekson qartë se “kërcënimet që paraqesin Rusia dhe Bjellorusia janë të një rëndësie dhe urgjence të veçantë” dhe duhet të marrin kundërpërgjigje me shpejtësi.
Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NATO-s ndër vite, si dhe testi i parë i vërtetë për Mark Rutten si sekretar i Përgjithshëm.
Disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t'i bashkëngjitet.
Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE).
Shfaq më shumë