Krahasimet me Gjermaninë naziste janë vijë e kuqe që nuk mund të kalohet, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në përgjigje të deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjermania, ashtu si edhe disa vende të tjera të BE-së, kanë reaguar kundër përpjekjeve të Erdoganit, për të bërë fushatë në Evropë për një referendum që mund t’i sigurojë atij fuqi të reja kushtetuese.