Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Imazhet satelitore të marra para dhe pas shkatërrimit të digës Nova Kahovka, tregojnë ndikimin katastrofik të përmbytjeve masive të shkaktuara nga shkatërrimi i strukturës që përshkonte lumin Dnjepër në Ukrainën jugore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ukraina akuzoi Moskën për hedhjen në erë të një dige të madhe në lumin Dnjepër, që kalon nëpër rajonin Herson, të pushtuar nga Rusia. Të kërcënuar nga përmbytjet masive, dhjetëra mijëra njerëz në rrjedhën e poshtme të digës Nova Kahovka u urdhëruan të evakuohen.
Serbët lokalë janë duke i vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor. Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, protestuan më 2 qershor në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës, të cilët, për të pestën ditë me radhë, u grumbulluan para ndërtesave komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Izmir Zeqiri, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se në ndërtesën kryesore të komunës së Zubin Potokut nuk ka kushte për punë, prandaj ai vazhdon të ushtrojë detyrën e tij të kryetarit të komunës nga zyra për komunitete në fshatin Çabër.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe.
Serbët po vazhdojnë protestat në pjesën veriore të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave. Në një rrugë në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të komunës, që funksionon nën sistemin e Serbisë, po vendosin nënshkrimet në një listë, si dëshmi “të ardhjes në punë”.
Një turmë serbësh shpalosi një flamur të madh të Serbisë më 31 maj, në qytezën e Zveçanit, teksa gjatë ditës atje u sulmua një veturë e Policisë së Kosovës.
Rreth 100 protestues serbë janë tubuar para objektit komunal në Leposaviq më 31 maj, për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar. Situata është e qetë, ndërsa të pranishëm janë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.
Një grup serbësh në Zveçan kanë shpalosur një flamur të gjatë të Serbisë, gjatë një proteste më 31 maj para ndërtesës komunale atje, kundër kryetarit të ri shqiptar. Të njëjtin mëngjes, pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, vendosën tela me gjemba.
Për të tretën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.Në Zveçan protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë.
Një numër i vogël i serbëve janë tubuar më 30 maj para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit për të protestuar për të dytën ditë rresht kundër kryetarit të ri shqiptar. Zyrtarë të Listës Serbe kërkuan sërish tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe daljen e kryetarit të ri nga ndërtesa.
Protestues serbë janë mbledhur të martën e 30 majit para ndërtesës komunale në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Objektin komunal dhe zonën përreth po e ruajnë pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave. Më 29 maj, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërhyri në Zveçan dhe nga përleshjet u plagosën 30 paqeruajtës ndërkombëtarë.
Fillimisht gaz lotsjellës e më pas dhunë. Kështu është karakterizuar e hëna e 29 majit në tri komunat në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Atje, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale
Grupe të qytetarëve serbë u mblodhën të hënën para zyrave të komunave në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe të misionit të NATO-s, KFOR, vihen re në të tria komunat e banuara me shumicë serbe.
Shfaq më shumë