Rritja e nivelit të lumit Buna ka shkaktuar vërshim në rrugët në periferi të qytetit të Shkodrës. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, tha se situata në Shkodër vazhdon të jetë problematike, përkundër masave të ndërmarra. Nga ana tjetër, niveli i liqenit të Fierzës po vazhdon t'i largohet nivelit kritik.
Shqipërinë, sivjet, në Këngën e Eurovizionit që mbahet në Oslo, e përfaqëson Juliana Pasha me këngën "Nuk mundem pa ty". Juliana Pasha me këtë këngë fitoi në Festivalin e 48-të të RTSH-së.
Situata në zonën e nën-Shkodrës vazhdon të mbetet nën pushtetin e ujit. Gjatë 24 orëve të fundit operacionet kryesisht janë fokusuar në furnizimin e popullatës së prekur me gjëra ushqimore. Nuk kanë munguar as rastet e evakuimit.
Ndonëse ka pasur zvogëlim të sipërfaqjes së përmbytur, gjendja në zonat e goditura të Shqipërisë mbetet e rëndë. Bashkë me ekspertët e ushtrisë shqiptare, në Shkodër gjenden forcat e specializuara nga Kosova, të cilat po ndihmojnë në evakuimin e popullsisë. Qeveria thotë se situtata është nën kontroll.
Gjendja në qarkun e Shkodrës mbetet e vështirë. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka ftuar banorët e zonave të rrezikuara t’i braktisin ato, por ai ka garantuar se digat e hidrocentraleve nuk përbëjnë asnjë kërcënim.
“Presim që marrja e statusit të vendit kandidat të përmbyllet brenda vitit 2010, për të krijuar mundësinë që në vitin 2011 të hapen negociatat e anëtarësimit”, thotë Majlinda Bregu, ministre e Integrimeve në Qeverinë e Shqipërisë.
Çështja e kompensimit të pronave në Shqipëri vazhdon të nxisë debate dhe mospajtime ndërmjet ish-pronarëve dhe pushtetit.
“Pavarësisht nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme, unë e garantoj opozitën se do të bëj çdo përpjekje që të procedojmë së bashku për reforma të mëdha, që nevojiten për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
"Çdo forcë politike në një kohë moderne mund të realizojë misionin e saj shumë më mirë në institucionet parlamentare sesa në bojkotimet parlamentare", thotë Arben Malaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
“Në këtë bashkëqeverisje (PD-LSI) shoh dy figura shumë të forta të politikës shqiptare - Sali Berishën, figura më e fortë e së djathtës, dhe Ilir Metën, një nga figurat më të forta të së majtës - figura të forta, të cilat kanë tipare të burrave të shtetit dhe që kanë aftësi dhe mundësi t'i respektojnë marrëveshjet që bëjnë", thotë Dritan Prifti, nënkryetar i LSI-së, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
“Ne duhet të njohim se çfarë solli të re në drejtimin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe ku filozofia e tij nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore besoj se do të jenë të respektueshme nga të gjithë”, thotë Arben Malaj, anëtar i kryesisë së PS-së.
"Sot inauguroj korridorin e kombit. Inauguroj autostradën Rrëshen-Kalimash, e cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar”, tha kryeministri Berisha në fjalën e tij në podiumin e ngritur në hyrje të një mbikalimi të autostradës. Ai i shprehu mirënjohje të thellë homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, për pranimin e ftesës, e cila është shenjë e solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve.
"Fushata parazgjedhore në Shqipëri, deri tash, kryesisht ka qenë e qetë. Pas zgjedhjeve, forca politike që do të fitojë, do të ketë mundësinë të formojë shumicën pa koalicione", thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Blendi Fevziu.
Gjatë takimit të tyre, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano, kanë deklaruar të kenë si qëllim të vetëm bashkimin e opozitës dhe largimin e Sali Berishës nga pushteti.
Duke u shprehur për fushatën e deritashme zgjedhore në Shqipëri, analistët mendojnë se ishte një polemikë normale politike. Sipas tyre, tashmë, çështja e pasjisjes me karta identiteti nuk i rrezikon zgjedhjet.
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha e Hashim Thaçi, kanë përuruar tunelin në Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës-Morinë, duke u takuar, në mënyrë simbolike, në mes të tunelit.
Shfaq më shumë