Amnesty Internation ka publikuar raportin “Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet” që kanë ndodhur gjatë vitit 2017
Freedom House ka publikuar raportin e titulluar “Vendet në tranzicion, 2018”. Shikoni vlerësimin për Kosovën dhe vendet e rajonit në këtë raport.
Sqarim: Kjo video është publikuar më 15 shkurt 2018 Më 17 shkurt Kosova feston dhjetëvjetorin e pavarësisë. Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 115 shtete, mirëpo ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Rreth 1.7 miliardë euro është shuma e mjeteve të rreth 600 mijë kontribut-paguesve, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Por, këto para nuk menaxhohen falas.
Janë 15 zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë, përfshi deputetë dhe ministra, ndaj të cilëve është hapur procedura gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. (Video: Lendi Susuri)
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për emërimin e 67 zëvendësministrave. Ky numër është më i madhi në historinë e Kosovës. Grafika në vazhdim shpjegon se sa i kushton buxhetit një zëvendësministër.
Këto janë rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë.