Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Përdoruesit e rrjeteve sociale bënë thirrje për dënimin maksimal të autorëve të dyshuar dhe për publikimin e emrave të tyre.
Familjarët e të zhdukurve në Kosovë janë gjithmonë në pritje: disa për t’i varrosur trupat, të tjerët i presin të gjallë. Shumë thonë se pritja i gërryen çdo ditë. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve që gjetjen e tyre ta bëjnë çështje me prioritet.
Tash e sa ditë, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të rrymës. Autoritetet kanë thënë se çmimet në berzën ndërkombëtare dhe kapacitetet e kufizuara vendore janë arsye. Qytetarët thonë se reduktimet po ua vështirësojnë jetën. Disa madje janë dorëzuar ndaj situatës dhe tani po bëjnë shaka.
Tash e 11 vjet, Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë. Pikën për dokumentet për hyrje/dalje, Serbia e ka zbatuar menjëherë, Kosova vetëm për pak orë më 1 gusht 2022. Në këtë material mund të kuptoni për çfarë shërben ky dokument dhe kush duhet të pajiset me të nga 1 shtatori.
Të gjithë pronarët e makinave që kanë targa serbe me emrat e qyteteve të Kosovës, kanë 61 ditë afat për riregjistrimin e tyre në RKS – Republika e Kosovës.
Edhe rrugët flasin në Prishtinë. Përmes grafiteve e muraleve. Çfarë nuk gjen në to... Mesazhe të dashurisë, zemërimit, krenarisë e zhgënjimit. Ka edhe plot pyetje që kanë mbetur pa përgjigje.
Plot festivale të muzikës e filmit do të organizohen këtë verë në Kosovë. Nga fillimi i korrikut e deri në fund të gushtit, të rinjtë që kanë pushime, mund të marrin pjesë në këto organizime, qoftë si shikues, qoftë përmes angazhimit në to.
Punë sezonale gjeni sa të doni në Kosovë, veç a keni vullnet. Sektorët e hotelerisë dhe turizmit kanë më së shumti nevojë. Këto punë janë shpesh me orar fleksibil dhe mësohen lehtë.
Nëse dëshironi të aftësoheni relativisht shpejt për tregun e punës në Kosovë, shkollimi post-sekondar është zgjidhje. Ky aftësim, më shumë sesa shkollë e mesme dhe më pak se bachelor, mund të arrihet me trajnime nga disa muaj e deri në dy vjet.
Në Kosovë, brenda një viti, tregut të punës i shtohen më shumë punëkërkues sesa vende të reja pune. Në një konkurrencë tillë, gjasat për t’u punësuar shpejt ua përcakton profesioni.
Zgjedhja e profesionit është ndër vendimet më të rëndësishme për të rinjtë. Para se të ndani mendjen për një profesion të caktuar, kërkoni sa më shumë të dhëna për të, bisedoni me ekspertë të fushës dhe krahasoni interesat tuaja me kërkesat e punës suaj në të ardhmen.
Nëse je maturant/e dhe ke stres e dyshime për testin e maturës, nuk je vetë. Shikojeni këtë edicion të rubrikës Të flasim, për të kuptuar se si të përgatiteni për këtë test, çka duhet të bëni dhe çka nuk duhet të bëni. Ish-maturantet po ashtu ofrojnë këshilla nga përvoja e tyre.
A bleni ju rroba të përdorura? Nëse po, jeni duke shpëtuar shumë ujë dhe drunj. Nëse jo, shqyrtojeni si mundësi. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, Agnesa dhe Barbara na tregojnë pse kanë vendosur të blejnë kryesisht këso rroba dhe cilat janë përfitimet tjera, përveç atyre në ambient.
Shfaq më shumë