Ushtria e Serbisë thotë se “nuk ka informacion” në lidhje me pjesëtarët e saj që figurojnë në aktakuzën e Kosovës, ndërsa policia serbe nuk përgjigjet në pyetje.
Qeveria e udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e pranon që forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë kryer gjenocid kundër popullsisë boshnjake në korrik të vitit 1995.
Në dukje neutrale, Serbia përpiqet të ecë në një vijë të hollë mes Izraelit dhe Iranit - dy shtete me të cilat ruan marrëdhënie të ndryshme.
Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesve të saj ndaj kriminelëve të dënuar të luftës nga e kaluara e afërt dhe ajo më e largët.
Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse, ishin mesazhet që kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ia përcolli presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Fyerjet nga nivelet më të larta të pushtetit kanë vazhduar pavarësisht vendimit të një gjykate në Serbi, e cila e ka cilësuar termin "shiptari" si politikisht të pasaktë dhe fyes.
Rënia e Qeverisë së Serbisë nën presionin e protestave - përmasat e të cilave Serbia nuk i ka parë që nga koha e regjimit të Sllobodan Millosheviqit - mund të jetë humbja e parë politike për presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, prej se ka marrë pushtetin në vitin 2012.
Aktualisht, Qeveria serbe është në mandat teknik dhe do të vazhdojë ashtu deri në zgjedhjen e një të reje, ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi homologun e tij kinez, Xi Jinping, për “ngritjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në një nivel strategjik”.
Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.
Babai i Millosh Zhujoviqit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “sulmin terrorist” para Ambasadës së Izraelit në Beograd. “E kam vërejtur se ia kanë shpëlarë trurin”, thotë Zoran Zhujoviq për Radion Evropa e Lirë.
Familja Terekh është zhvendosur në Serbi nga Rusia, më 2019, në kërkim të një jete më të mirë. Pjesëtarët e saj kanë gjetur vende pune, kanë paguar taksa, dhe thonë se kurrë nuk kanë shkaktuar telashe. Por, tani Serbia po kërcënon me dëbimin e tyre.
Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiqit.
Gazetarët në veri të Serbisë po përballen me “nivele të paprecedente” të kanosjes, përfshirë kërcënime me dhunë fizike. Dinko Gruhonjiq ka gjetur kërcënime me vdekje të shkruara para shtëpisë së tij. Ai është një ndër shtatë gazetarë në Serbi që janë kërcënuar gjatë marsit.
Emigrantë që u përpoqën të hynin në Serbi nga Maqedonia e Veriut, duke ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se policia e Serbisë i ka rrahur me shkopinj gome.
Shfaq më shumë