Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar 30 ditë paraburgim kryeshefit të drejtorisë së pestë të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski, i cili së bashku me katër persona të tjerë, përfshirë edhe ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska, dyshohen për shkatërrimin me qëllim të pajisjeve të MPB-së për ndjekjen e komunikimeve elektronike.