Kriza politike në Maqedoni mund të iniciojë edhe sanksione nga Bashkimi Evropian nëse partitë, në veçanti presidenti dhe VMRO-ja shpërfillin thirrjet për lejimin e formimit të qeverisë nga shumica e re parlamentare.
Partitë e shumicës së re parlamentare, të martën do të bëjnë përpjekjet e radhës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, institucion ky që vazhdon të mbahet i bllokuar nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit.
Prezantimi i programit qeveritar nga ana e social-demokratit Zoran Zaev ka ndezur edhe më shumë revoltën e kundërshtarëve të tij duke e cilësuar atë një “pamflet politik.
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe shumicës së ardhshme parlamentare që do të drejtohet nga Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka ofruar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mbështetjen e plotë për t’u bërë kryeministër me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, me të cilat ka arritur marrëveshje për miratimin e një ligji për gjuhën shqipe
Lidhja Social-Demokrate ka mandatuar liderin e saj, Zoran Zaev, për kryeministër të Maqedonisë. Vendimi i miratuar nga organet më të larta të social-demokratëve ka pasuar mbështetjen që kjo parti mori nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur t’ia japë nënshkrimet e deputetëve të tij liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se BDI-ja mund të mbetet në opozitë dhe kjo është një nga opsionet e debatit në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore që do të mbahet në Tetovë.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja social-demokrate, janë shprehur optimiste lidhur me arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re, që po zvarritet për më shumë se dy muaj.Kjo, u bë e ditur nga drejtuesit e dy partive, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, pas një takimi në Tetovë, që është mbajtur të martën në mbrëmje.
Shfaq më shumë