Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në kryeqytetin e Kosovës më 13 korrik u rihap Observatori i Prishtinës. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80. Hapja e Observatorit u bë me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.
Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore.
Derisa po fliste në një tubim zgjedhor në qytetin Nara të Japonisë, ish-kryeministri i këtij shteti, Shinzo Abe, u qëllua për vdekje. Por, ai la pas vetes një karrierë të gjatë politike duke qenë kryeministri më i ri dhe më jetëgjatë i këtij shteti.
Piktorja Brikena Gashi ka lënë artin më anash, për t’iu përkushtuar vreshtarisë. Tash e dy vjet, 28-vjeçarja punon vreshtat e trashëguara nga familja në një fshat të Rahovecit dhe, së voni, ka nisur brendin e saj të pijeve alkoolike “Syrrush”.
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, presin nga Samiti i Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, të merret një vendim për liberalizim të vizave, e disa të tjerë janë skeptikë.
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan të enjten në Prishtinë, duke kërkuar që t’u rriten pensionet që ua jep shteti çdo muaj.
Në Kosovë më 9 qershor u mbajt Parada e Krenarisë, e gjashtë me radhë. Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Liderët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, nënshkruan katër marrëveshje të reja në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Manastiri i Deçanit është një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ndodhet në Komunën e Deçanit, buzë lumit Lumëbardh, dy kilometra larg qendrës së qytetit.
Edisona Deliu, nga komuna e Skënderajt, Kosovë, tash e gati 24 vjet jeton me pasojat e plagëve të marra në luftë, më 1998. Atëbotë 14-muajshe, Edisona u plagos në kokë. E pashëruar plotësisht, sot bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në luftëra e konflikte.
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina.
Jehona Abdullahu Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, ka vite që udhëheq një biznes familjar me qindra koshere me bletë. E diplomuar për Menaxhim dhe Teknologji, Jehona nuk ka arritur të gjejë punë si mësimdhënëse, përkundër përpjekjeve të saj.
Fshati Hade u kthye në një fshat fantazmë qëkur banorët u detyruan të shpërngulen, për shkak të rrezikut nga nxjerrja e qymyrit. Shtëpitë në Hade u "zhveshën" nga ç'mund t'u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar - tjegullat, dyert e dritaret.
E tronditur nga vdekja e papritur e bashkëshortit, Shpresa Meta nga Gjakova vendosi t’i përveshej punës në kopsht. Pemët e perimet që dikur i kultivonin në masë të vogël familjarisht tani Shpresa synon t’i shesë te familjet e bizneset në komunitetin e saj.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Milla Mihajlloviq, nga Kosova qendrore, përpiqet të luftojë për një pozitë më të mirë për gratë. Gjimnazistja shkruan edhe poezi, të cilat, siç thotë, i përdor si mjet për bashkëpunim më të mirë multietnik në Kosovë.
Kosova dhe Serbia më 21 prill dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel për targat e automjeteve. Por, ky fakt nuk e pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët. Çdo veturë nga Serbia që futet në Kosovë dhe anasjelltas, vazhdon t’i mbulojë simbolet shtetërore në targat automjeteve.
E frymëzuar nga fëmijëria e saj dhe trashëgimia familjare, Urma Menekshe po ua mëson gjuhën rome fëmijëve të këtij komuniteti në Prizren. Duke qenë e vetme në këtë rol, ajo thotë se për këtë gjuhë duhet të ketë më shumë orë mësimore dhe më shumë mësues në gjithë Kosovën.
Marrja e një vize të nevojshme për udhëtim në Evropë, një qytetari të Kosovës i kushton qindra euro dhe deri në disa muaj kohë. Radio Evropa e Lirë e ka dokumentuar procesin e mbledhjes së dokumenteve dhe aplikimin për vizë turistike në shtetin e Zvicrës deri te rezultati final i këtij aplikimi.
Të premten, më 8 prill, mijëra punëtorë të sektorit publik protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rritje të pagave, zbatim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe njohje të kontributit të viteve ’90.
Gjenerali i pensionuar amerikan, David Petraeus, ka vlerësuar se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë. Ish-shefi i CIA-s ka thënë se zvarritja e luftës në Ukrainë do të shoqërohej me çrregullim të sistemit global të ushqimeve. Petraeus ka parashikuar që fundi i luftës do të jetë një zgjidhje e negociuar.
Shfaq më shumë