Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Disa gazetarë afganë, të strehuar në Kosovë, thonë se e ndiejnë mungesën e familjes dhe të traditave afgane në muajin e Ramazanit. Tash e disa javë, ata kanë krijuar një rutinë të jetës dhe të punës, shumë kilometra larg vendlindjes së trazuar nga regjimi taliban.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars për të diskutuar zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë video mund të mësoni se pse ky takim konsiderohet kaq i rëndësishëm dhe cilat janë pritjet.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Ohër më 18 mars, do të ketë rezultat ideal, atëherë ai pret që edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.
Nga vegjëlia, Resmije Rrahmani vuante nga një sëmundje që ia dobësoi muskujt dhe e bëri gati të palëvizshme. Për pasojë, u kufizua në shumë aktivitete, duke u detyruar që edhe mësimet t’i ndiqte me korrespondencë.
Kosova shënon këtë 17 shkurt 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi.
Ashtu ka qenë edhe mendimi apo dëshira ime që të bëj një hap, duke kërkuar të drejtën për vete, natyrisht t’ua mundësoj, t’ua krijoj mundësinë edhe të tjerëve… Ta bind institucionin të krijojë qasje për të gjithë.
Shfaq më shumë