Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në qendër të një lufte për pushtet janë dy gjeneralë nga fraksione rivale ushtarake. Tensionet mes tyre janë rritur së voni, për shkak të mënyrës sesi duhet të shkojë vendi drejt sundimit civil.
Me parulla si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, një grup i qytetarëve të Kosovës shënoi 14 prillin, Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998/99, me një marsh në përkrahje të viktimave.
Një ditë para se të nisë gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nis më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë.
Me sheqer, çokollatë e fruta - kështu e nis çdo mëngjes Rudina. Rruga e saj nga adhuruese ëmbëlsirash në udhëheqëse të një pastiçerie ka qenë e gjatë dhe e ka dërguar në Athinë e Nju Jork. Tani ajo synon ta rrisë biznesin e saj dhe shpreson që edhe gra të tjera të gjejnë përkrahje në ëndrrat e tyre.
Lagjja e Romëve në Mitrovicë të Jugut ishte ndër zonat më të dëmtuara nga vërshimet që ndodhën në disa pjesë të Kosovës më 19 dhe 20 janar të këtij viti. Për dhjetëra familje në këtë lagje, jeta në shtëpitë e tyre tani është shndërruar në sfidë, shkaku i dëmeve nga vërshimet.
Dhjetëra vajza në Prishtinë po mësojnë se si të vetëmbrohen, në një kurs të organizatës joqeveritare Artpolis. Pas rasteve të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale ndaj grave në Kosovë, shumë vajza kanë shprehur interesim për ta ndjekur kursin “Çikat e sjellshme”.
Mungesa e perspektivës për të ardhmen e ka shtyrë një 22-vjeçar nga Kosova ta kërkojë shpërnguljen drejt emigrimit për pesë vjet radhazi. Ngjashëm si ai, mijëra kosovarë në vit emigrojnë shkaku i kushteve të punës dhe rrethanave socio-ekonomike.
Nga anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare deri te mirëpritja e festivaleve dhe eventeve botërore, Kosovën e përcollën një sërë ngjarjesh që lanë gjurmë në historinë e saj 15-vjeçare si shtet.
Këpucët dhe veshjet sportive, topi i futbollit dhe lidhëset e flokëve e kanë shoqëruar Aurona Racajn gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Shpejtësia dhe talenti i saj në futboll kanë bërë që ajo të marrë vëmendjen e shumë futbolldashësve në Kosovë.
Shfaq më shumë