Andriy Kuzakov, korrespondent i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, ka kaluar një ditë bashkë me një njësit ukrainas të zbulimit ajror, përgjatë vijës së frontit midis Bahmutit dhe Soledarit, ku luftimet brutale po vazhdojnë.
Armët e mundësuara nga Perëndimi, përfshirë obusët vetëlëvizës, po u ndihmojnë trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për rimarrjen e territoreve të okupuara nga trupat e armikut.
Teksa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, forcat ruse përreth qytetit të Bahmutit thuhet të jenë të dërrmuara. Trupat ukrainase po mbështeten në operacionet e tyre të vëzhgimit ajror, për të gjurmuar lëvizjet e armikut.
Një njësit evakuimesh i policisë ukrainase, i quajtur “Engjëlli i bardhë”, ende po punon për t’i nxjerrë banorët vendës nga qyteti i Bahmutit, i cili ndodhet nën sulme nga forcat ruse.
Një arkitekt, i cili pohon se ka punuar në kompleksin zyrtar të presidentit rus, Vladimir Putin, afër Moskës, i ka treguar projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, plane, video dhe fotografi.
Fëmijë nga zonat e pushtuara të Ukrainës u dërguan në një kamp në Çeçeni për stërvitje “ushtarake-patriotike”, thanë autoritetet ruse. Sipas tyre, këta fëmijë kanë “probleme sociale” dhe duhet të “riedukohen”. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)
Ministria e Financave e Ukrainës thotë se kërkesat për vendstrehime private kundër bombave janë njëzetfishuar prej kur Rusia ka nisur një pushtim të shkallës së gjerë në vend, në shkurt. Një numër kompanish po ofrojnë vendstrehime që ato thonë se mund t’i mbrojnë banorët nga bombardimet.
Si mund të shërbesh kafe në lokalin tënd kur sulmet ruse me raketa vazhdojnë të ta ndalin rrymën?
Më shumë se 5.000 gra po shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës, mes pushtimit dhe okupimit të vazhdueshëm rus të vendit të tyre. Nga uniformat speciale për ushtaret shtatzëna deri te pajisjet higjienike për gratë, Fondacioni Zemlyachky po kujdeset për ukrainaset në luftë.
Soso Glonti, trajner palestre me shtetësi ruse dhe gjeorgjiane, u largua nga Moska për të shkuar në Kiev, në ditën e parë të luftës. Atje, ai e dogji pasaportën e tij ruse dhe iu bashkua forcave ukrainase.
Një zyrtar lokal u kanë thënë rekrutëve rusë se “nuk jeni mish për top”, në një video të publikuar në internet së voni. Burrat i janë përgjigjur atij me zemërim, duke i thënë se, në të vërtetë, janë pikërisht ashtu.
Në qytetin rus të Volgogradit, nëna e 23-vjeçarit Stanislav Kudryashov thotë se djali i saj u rekrutua në ushtri me gjithë faktin se ai vuan nga astma bronkiale, problemet në zemër (prolapsi i valvulës mitrale) dhe problemet me shikimin që mund të shkaktojnë verbëri të përkohshme.
Vullnetarët ukrainas po i kontrollojnë kufomat e ushtarëve rusë për kurthe, teksa ata po e pastrojnë zonën, pas luftimeve përreth qytetit të sapoçliruar të Limanit.
Banorët në kryeqytetin e Ukrainës po i bëjnë përgatitjet për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton kryerjen e një sulmi të tillë, teksa ushtria e saj po ligështohet.
Disa muaj pasi nëna e tyre u vra nga një sulm ajror rus ndaj stacionit hekurudhor në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, dy motra jetime mezi po ia dalin pa nënën e tyre. Trembëdhjetëvjeçarja Kateryna dhe motra e saj 8 vjeçe, Yulia, tani po jetojnë me tezen dhe me gjyshen e tyre në Kiev.
Mes luftës së vazhdueshme të Moskës në Ukrainë, shkollarët rusë po ndjekin orë patriotizmi, ku ata mësojnë për nevojën “për ta mbrojtur mëmëdheun kur ai është në rrezik”.
Korrespondentët e projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, i kanë pyetur më 21 shtator banorët e qyteteve ruse, Jekaterinburg dhe Kaliningrad, se si e kanë parë urdhrin e presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.
Rusët nëpër rrugë thonë se janë tejet skeptikë për zmbrapsjen e beftë të ushtrisë së tyre në rajonin e Harkivit në Ukrainë, ku ajo ka lënë pas tanke, autoblinda dhe artileri, teksa ka ikur pas përparimit të mbrojtësve ukrainas gjatë javës së kaluar.
Shfaq më shumë