Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett t
Maskat në fytyrë, dezinfektuesit dhe distanca ndërmjet nxënësve, janë bërë obligim pas hapjes së shkollave në Kosovë. Mirëpo, numri i madh i nxënësve në disa shkolla, e bën të pamundur mbajtjen e distancës.
Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, kanë publikuar një video ku tregojnë se si ata kanë mbledhur shishe uji nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ata kanë dëgjuar se ai ishte sëmurë derisa ishte në aeroplan gati për t’u nisur për në Moskë. Ata thonë se shkencëtarët gjerm
Pas pauzës prej gjashtë muajsh për shkak të koronavirusit, nxënësit kosovarë janë kthyer në shkolla me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën.
Prej fillimit të pandemisë me COVID-19, shumë qytetarë kanë kaluar nëpër kriza të ndryshme psikologjike. Njomza Halimi dhe Florina Qupevaj, janë dy psikologe nga Prishtina, të cilat që prej datës 22 prill kanë ndihmuar qindra kosovarë përmes linjës për ndihmë psikologjike pa pagesë (038 200 80 890).
Kosova ka kujtuar afro 3,000 persona të vrarë në vitin 2001 në sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington të SHBA-së. Homazhe janë mbajtur në Bulevardin Bill Clinton, në Prishtinë. Zjarrfikësit, policia dhe ambulancat kanë ndezur sirenat në kujtim të viktimave.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pasur vlerësime pozitive për marrëveshjen e arritur ekonomike mes dy vendeve duke thënë se tash ajo do të krijojë vende të reja pune. Trump tha se administrata e tij ka propozuar një rrugë të re për t’i tejkaluar
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Sa janë mundësitë që lideri opozitar rus, Aleksey Navalny të mbijetojë? Autoritetet gjermane thanë se ai është helmuar me Noviçok, një agjent nervor që mund të shkaktojë vdekje.
Disa nga qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, kanë thënë se nuk presin ndonjë marrëveshje përfundimtare në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi formalisht nominimin për mandatin e dytë. Fjalimi i tij në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, u përqendrua kryesisht në kritika të ashpra ndaj kundërshtarit demokrat, Joe Biden.
Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.
Të paraburgosurit që janë mbajtur pas protestave antiqeveritare në Bjellorusi, i kanë përshkruar, siç thonë ata, rrahjet, poshtërimet dhe se si kanë qenë subjekt i kërcënimeve për përdhunim nga forcat e sigurisë. Protestat shpërthyen më 9 gusht, pasi presidenti Alyaksandr Lukashenka shpalli fitore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi nuk shpërndahet përmes ushqimit. Një kompani në Izrael ka shpikur një lloj testimi të ri që mund të bëhet brenda një sekonde dhe do të kushtojë vetëm 25 centë.
Mungesa e interpretit të gjuhës së shenjave në mesazhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë për masat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka lënë të painformuar rreth 10,000 persona që nuk dëgjojnë fare ose kanë vështirësi në dëgjim.
Pandemia ka goditur sektorin e transportit duke u shkaktuar shumë humbje kompanive që bëjnë bartjen e pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Një nga këto kompani është edhe Sharr Travel. Pronari i saj thotë se gjatë kohës së pandemisë ka humbur rreth një milion euro.
Shumë pronarë të kafiterive në gjithë Kosovën kanë mbyllur lokalet e tyre të hënën në mesditë në shenjë proteste
Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit.
Banorët e Prishtinës do të mund të bëjnë testin serologjik për të parë nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Shfaq më shumë