Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, vlerësohet si e arritura kryesore në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, në vitin 2014.
Lista Serbe ka arritur marrëveshje me partitë e koalicionit qeverisës, lidhur me çështjet qenësore për pjesëmarrjen e tyre në punën e Qeverisë së re të Kosovës.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se përbërja e ekzekutivit të ri të Kosovës, lë për të dëshiruar. Sipas tyre, një numër ministrash nuk kanë përvojë menaxheriale dhe nuk kanë ekspertizë për dikasteret për të cilat janë zgjedhur.
Disa studentët dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë shprehur pakënaqësinë për, siç kanë thënë ata, cenimin e autonomisë së universitetit nga ish-ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Lista Serbe nuk do të refuzoj shqyrtimin për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, kur kjo temë të aktualizohet sërish në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar kryetari i kësaj liste, Aleksandar Jablanoviq.
KDI ka shprehur shqetësimin se Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale dhe pa institucione legjitime. Ish zyrtarë të Kuvendit, vlerësojnë se situata nëpër të cilën ka kaluar Kosova gjatë muajve të fundit, është normale për një demokraci të re.
Anulimi i privatizimit të ndërmarrjeve në mjediset me shumicë serbe, është kusht i Listës Serbe për të hyrë në partneritet qeverisës. Por zyrtarët e AKP-së thonë se kjo gjë është e parealizueshme.
Gjatë vitit 2014 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka proceduar 19 raste, kallëzime penale, kundër 112 personave, të dyshuar për vepra penale të terrorizmit.
Lista Serbe është duke pritur ftesën nga LDK dhe PDK, për pjesëmarrjen e saj në formimin e qeverisë së re, njoftojnë zyrtarët e këtij subjekti, që përfaqëson serbët në Kuvendin e Kosovës.
Këshilltarët komunal që përfaqësojnë bashkësinë etnike shqiptare në komunën e Mitrovicës së veriut, kanë alarmuar institucionet kryesore të kësaj komune për ndërtimet jolegale, të cilat po ndodhin në këtë komunë.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të respektohet marrëveshja politike e arritur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për koalicion qeverisës.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së më shumë i konvenon bashkësisë ndërkombëtare se sa qytetarëve të Kosovës.
Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, thonë se vetëm gjatë këtij viti, kjo agjenci ka ushtruar më shumë se 150 kallëzime penale, të dyshuara për veprime të mundshme të korrupsionit në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.
Blloku i partive: LDK, AAK, Nisma dhe Lëvizje Vetëvendosje, po shkon drejt shpërbërjes dhe blloku nuk do të jetë ashtu siç ka qenë deri më tash, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analisti i Grupit Ballkanik për Politika.
Lista Serbe, e cila përfaqëson pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, nuk ka bërë ndonjë koalicion me ndonjë bllok politik për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Ambasada e SHBA-s në Beograd, ka reaguar ndaj deklaratave të Vulinit, i cili ka deklaruar se SHBA-të e “kontrollojnë" Tribunalin e Hagës.
Shqipëria nuk do të rresht së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të lindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari, kudo që ai jeton, u ka thënë banorëve të Luginës së Preshevës, Edi Rama.
Analistët politikë në Kosovë dhe Serbi, nuk e vlerësojnë si incident përplasjen e dy kryeministrave, në konferencën gjatë takimit në Beograd. Ata thonë se Edi Rama, nuk ka thënë asgjë më shumë se sa që e kanë thënë më parë politikanët tjerë.
Shfaq më shumë