Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
NATO do të mbetet e përkushtuar të luajë rolin e vet për stabilitet në Kosovë, ka theksuar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i cili e ka vizituar të enjten Kosovën.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të varet edhe nga zbatimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare Kosovë- Mal i Zi, ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, në këtë rast, Kosova nuk po trajtohet si vendet tjera në rajon.
Armët, municionet dhe mjetet shpërthyese jolegale vazhdojnë të paraqesin shqetësim për sigurinë në Kosovë, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, si dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend.
Arrestimi i personave në afërsi të Manastirit të Deçanit ka nxitur reagime të shumta të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve të Serbisë. Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se rasti po hetohet.
Incidentet ndëretnike ndërmjet të rinjve në Mitrovicën e veriut, kanë shënuar rënie gjatë vitit 2015, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës. Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe banorët atje, thonë se ende situata e sigurisë nuk është e kënaqshme.
Një deklaratë e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, mbi të ashtuquajturin “kodin gjenetik serb”, ka nxitur reagime në Serbi. Ekspertë të gjenetikës e teologë i vlerësojnë deklaratat e tij si raciste, por edhe qesharake.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të marrë pjesë në takimin e 27 janarit në Bruksel, më kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut me Serbinë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të pushojë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, por edhe për shkak të krizës politike në Kosovë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Pozita e të rinjve në Mitrovicën e veriut është e vështirë dhe problematike, vlerësojnë disa qytetarë serbë të kësaj komune. Ata thonë se të rinjtë, përfundojnë shkollimin, por nuk kanë mundësi punësimi.
Kosova do ta vazhdojë dialogun me Serbinë, ndërkaq, deklaratat e autoriteteve të Serbisë se do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejme në dialog, janë vetëm për opinionin e brendshëm publik, thotë Bajram Gecaj.
Qeveria e Kosovës nuk ndërton marrëdhënie kushtëzimi me BE-në dhe në këtë kuptim as për vazhdimin e dialogut me Serbinë, thotë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duhet të zbatohet bashkërisht, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Njohësit serbë të zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se integrimi i pjesëtarëve serbë të së ashtuquajturës “Mbrojtje civile” në institucionet e Kosovës do t’i ulë tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kryeministri Mustafa, ka theksuar se përfaqësuesit e institucioneve janë pajtuar që deri më 15 janar, “të përgatitet raporti final lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian.
Të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, e kanë vlerësuar protestën e së shtunës si më masiven dhe më të mirën që ka ndodhur në Kosovë që nga lufta e deri më sot. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës dëshmuan se duan që kjo qeveri të japë dorëheqje sa më parë.
Protesta e thirrur nga tri partitë opozitare, u përshkallëzua kur një grup protestuesish hodhi gurë, mjete piroteknike dhe koktej molotovi drejt Policisë dhe objektit të Qeverisë së Kosovës. Autoritetet e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Kosovë ende nuk janë ndërmarrë hapa në drejtim të themelimit të këtij Asociacioni. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se do të formojnë një grup gjithëpërfshirës që do të merret me Asociacionin.
Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është synimi kryesor i serbëve të Kosovës, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione.
Viti 2015 ka qenë vit me mjaft suksese për sportin e Kosovës dhe tashmë sportistët dhe mekanizmat e sportit kanë ambicie të mëdha për vitin 2016.
Shfaq më shumë