Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kushtetuta e Kosovës, e cila më 9 prill shënon 8-vjetorin e miratimit të saj, ka pasur dha vazhdon të ketë mjaft sfida, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, i cili do të mbahet më 8 prill në sheshin "Skënderbeu", janë ftuar rreth njëmijë mysafirë, përfshirë edhe opozitën. Opozita refuzon pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Deklaratat e kryeministrit serbë Aleksandar Vuçiq, se bashkë me udhëheqësit serb të reparteve të kombinatit "Trepça", “do ta ruajnë Trepçën”, janë deklarata elektorale dhe joserioze, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian është e gatshme të ndihmojë çfarëdo marrëveshje lidhur me mundësinë e mbledhjes së votave të votuesve serbë të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 24 prill. Këtë e ka konfirmuar Senad Subotiq, zëdhënës i OSBE-së.
Ekipi ndërkombëtar ad hoc, i cili ishte ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar vetëm aspektin për të cilin janë ftuar, thonë ekspertët e Kosovës, të fushave që merren me demarkacionin e kufijve.
Serbia ka nevojë të bëjë ndryshime kushtetuese, për tu përafruar në integrimet evropiane, por do të jetë mjaft problematike në rast se këto ndryshime nënkuptojnë heqjen e Kosovës nga kjo kushtetutë, vlerësojnë zyrtarë serbë dhe njohës të zhvillimeve politike në Serbi.
Demarkacioni me Malin e Zi dhe drejtësia apo lufta kundër korrupsionit, janë dy çështje, mbi të cilat misioni vlerësues i Komisionit Evropian, ka vënë theksin, thotë Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës.
Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nuk njihen më certifikatat e ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet serbe për transportuesit e lëndëve të rrezikshme, do të vazhdojë deri në një vendim të ardhshëm, thonë zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po përfliten gjithnjë e më shumë si opsion për dalje nga kriza politike. Por, analistët tërheqin vërejtjen se ka shumë mosbesim ndërmjet partive politike dhe një fushatë eventuale zgjedhore sivjet do t’i rriste edhe më shumë tensionet.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se plasaritjet e shpërfaqura të premten në opozitë, shënojnë fundin e bashkimit të saj. Ditën e premte, kryetari të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se nuk është i gatshëm t’i ndjekë metodat e të protestuarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Serbët e Kosovës do të votojnë për zgjedhje parlamentare të Serbisë, të cilat mbahen më 24 prill dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët i përfaqësojnë ata në institucionet e Kosovës, u kanë bërë thirrje që të votojnë për Partinë Progresiste të Serbisë.
“Kryeministri Isa Mustafa me një ton kërcënues më ka thënë se do ta paguaj shtrenjtë”, shpjegon Vehbi Kajtazi, gazetar i gazetës online Insajderi, kërcënimin të cilin pretendon se ia ka bërë kryeministri Mustafa.
Në rubrikën "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, përfaqësues të Qeverisë dhe ata të opozitës, akuzojnë njëri-tjetrin për legjitimim të dhunës, brenda Kuvendit dhe jashtë tij, si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Ura kryesore mbi lumin Ibër, në të cilën është vendosur barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes” do të nis të riparohet së shpejti, kanë theksuar zyrtarët e dy komunave të Mitrovicës, të jugut dhe veriut.
Ka apo jo të meta procesi i shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, këtë do ta vlerësojë grupi ad hoc, me tre ekspertë ndërkombëtarë, i themeluar nga presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga.
Mosratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk vlerësohet se mund të paraqes pengesë, në këtë fazë, për Kosovën, në marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Autoritetet e Kosovës kanë bërë me dije se kanë ndaluar hyrjen në Kosovë të teksteve shkollore nga Serbia, që nga shtatori i vitit 2015. Kjo sipas tyre është kundërpërgjigje ndaj Serbisë me veprimet e fundit që ka bërë ndaj Kosovës.
Liderët serbë, që kundërshtojnë integrimin e serbëve të veriut të Kosovës në institucionet e vendit, kanë paralajmëruar dërgimin e një peticioni me 21 mijë nënshkrime, për të kërkuar zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në veri të Kosovës.
Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, juridikisht dhe formalisht konsiderohet Gjykatë Penale e Kosovës, por në esencë ajo është gjykatë penale ndërkombëtare, vlerësojnë njohësit e të drejtës penale në vend.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë në pritje të një vlerësimi pozitiv të përmbushjes së kritereve nga një mision vlerësues i Komisionit Evropian, kah mesi i muajit mars. Ata thonë se janë përmbushur të gjitha kriteret, por, njohësit e integrimeve evropiane shprehin mendimin se indikacionet nuk janë në favor të një vlerësimi pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën.
Shfaq më shumë