Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Aty ku KQZ-ja, nuk mund të jetë fizikisht OSBE-ja në shumicën e rasteve do të luajë rolin e postierit, sikurse për pjesën e votimit jashtë Kosovës, thotë për për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Autoritetet në Kosovë ende janë në pritje të përgjigjes nga Beogradi, i cili duhet ta njoftojë Brukselin zyrtar për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve mbi çështjen e telekomunikacionit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht në emër të qeverisë i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Korrupsioni, ekzistimi i krimit të organizuar, mosfunksionimi i shteti ligjor, dhe niveli i lartë i papunësisë janë shkaktarët kryesorë që kosovarët duan të migrojnë jashtë Kosovës.
Njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se ritmi i punës në bisedimet e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka rënë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar faturat e energjisë të qytetarëve të Kosovës janë rritur për 8.9 për qind, ndërsa në vitet e ardhshme priten rritje tjera të çmimeve të energjisë, thanë përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Puna gjashtëmujore e deputetëve dhe Kuvendit të Kosovës, nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, u tha në një vlerësim të Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e këtij institucionin.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), do të ndihmojë dhe në veri do të organizojë zgjedhjet lokale të cilat janë paraparë të mbahen më 3 nëntor.
Analistët politikë në Kosovë konsiderojnë se një rezolutë si ajo e miratuar në Kuvendin e Kosovës për largimin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, vështirë se do të realizohet.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj konsideron se serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të cilat janë përcaktuar të mbahen më 3 nëntor.
Përfaqësuesit e më shumë se 30 organizatave joqeveritare të cilët kanë protestuar kundër miratimit të Ligjit për amnisti, vazhdojnë ta kundërshtojnë miratimin e tij.
Interesi i Kosovës është që Projektligji për amnisti të kalohet, dhe LDK-ja është duke u angazhuar që ai projektligj të kalojë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Arben Gashi.
Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet i njëjtë sikundër ishte gjithnjë: ndërmarrja e operacioneve të mbrojtjes civile dhe mbështetja e autoriteteve civile në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe emergjencave të tjera.
Drejtuesit e Komisionit për Punë të Brendshme thanë se autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e qytetarëve që jetojnë në afërsi të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe guvernatori i shtetit amerikan të Ajovës, Terry Branstad, kanë nënshkruar të dielën marrëveshjen e partneritetit mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës ka ri-draftuar Projektligjin për Amnisti të cilin e ka proceduar menjëherë për në Kuvendin e Kosovës. Pas dështimit të miratimit të këtij ligji, qeveria kësaj radhe fshiu nga projektligji nenin 3.
Subjektet opozitare LDK dhe VV, kanë thënë se presidentja Jahjaga nuk ka marrë në konsiderate propozimet e subjekteve politike për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Institucionet e Kosovës, kanë shumë punë deri te liberalizimi i vizave, që nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën e Shengenit, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Shfaq më shumë