Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë ka theksuar nevojën e shpejtë të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për liberalizmin e vizave.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, duke i kërkuar qeverisë së Kosovës të parandalojë migrimin e paligjshëm. Autoritetet lokale në Hungari përmendin ngritjen e një rrethoje përgjatë kufirit.
Zyrtarë qeveritarë dhe analistë thonë se numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian do të vështirësojë edhe më shumë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Një numër i qytetarëve të Kosovës të dielën në mbrëmje janë nisur me autobusë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në drejtim të Serbisë, me shpresën për të depërtuar në disa vende të Bashkimit Evropian.
Autoritetet policore konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se janë arrestuar disa persona si të dyshuar për dhunën në protestën e 27 janarit, që eskaloi në përplasje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vazhdon t'iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht. Sipas tij, institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen për kushte më të mira.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë mendojnë se dialogu Kosovë - Serbi, i cili pritet të rifilojë në shkurt, fillimisht do të përqëndrohet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, thonë se zyrtarët e lartë apo bashkëpunëtorët e tyre vazhdojnë të jenë imunë ndaj hetimeve rreth pasurisë së tyre.
Në takimin e tetë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë përsëritur se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për kosovarët.
Institucionet e Kosovës thonë se janë duke u koordinuar me Bashkimin Evropian, për të reaguar kundër ndërhyrjeve të Serbisë në emërimet e zyrtarëve komunal.
Disa nga marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, vazhdojnë të mos zbatohen. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se nga rreth njëzet marrëveshjet e arritura, pesë nga to nuk zbatohen fare.
Numri i personave që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë viti të kaluar, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është rreth 23 mijë.
Në intervistën për REL, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se partia e tij nuk e mbështetë krijimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë të "padrejtë ndaj Kosovës".
Përfaqësues ndërkombëtarë në fillim të vitit 2014, u patën vënë në aktivitete për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Gjykate Speciale.
Kosova ka humbur edhe një vit në luftën kundër korrupsionit. Kështu të paktën deklarojnë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata nga shoqëria civile.
Kuvendi i Kosovës, pas miratimit të shumicës së amendamenteve të propozuara nga deputetët e grupeve parlamentare, ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2015 ne leximin e dytë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa Lirë, se ka suspenduar me pagesë katër punonjës kufitar të Policisë së Kosovës në Jarinjë. Në mesin e të suspenduarve janë një rreshter dhe tre policë.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit të shtetasit nga Republika e Serbisë, Slobodan Gavriq, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste.
Shfaq më shumë