Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë paranojë e Serbisë dhe reagimet që vijnë nga Beogradi zyrtar janë më shumë në funksion të ikjes nga problemet reale të këtij shteti.
Kushtetuta e Kosovës, edhe shtatë vjet pas miratimit vazhdon të mos zbatohet në disa aspekte, thonë ekspertët e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë, duke shtuar se shpeshherë politika e komandon këtë akt më të lartë juridik të vendit.
Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë, theksojnë se FSK-ja ka përmbushur kushtet për shndërrim në Forca të Armatosura të Kosovës, por sipas tyre për shkak të çështjeve politike, ka ngecje.
Opozita në Prishtinë thotë se Kosova dhe institucionet e saj janë “uzurpuar” nga qeverisja aktuale dhe po kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar. Në shenjë pakënaqësie, opozita njoftoi për mbajtjen e një proteste gjithëpopullore.
Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, familjarëve u janë dorëzuar mbetjet mortoret të 28 personave të gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka trajtuar 304 raste për afera të korrupsionit, apo përkthyer në mjete financiare, rezulton se nga këto raste vlera e trajtuar ka arritur në mbi 1. 2 milion euro.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe ato që monitorojnë punën e gjykatave, konsiderojnë se nga greva e Gjykatave Themelore të Kosovës, janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.
Shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë përkrahur rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kundër rekomandimeve ishin 37, për 22, si dhe 2 abstenime.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë, po vazhdon edhe më tej hetimet lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashi, 61 vjeç, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës.
Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thonë se Kosova në dymbëdhjetë muajt e fundit ka pasur rezultate të mira sa i përket njohjes së Kosovës.
Përderisa udhëheqësit e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë premtojnë bashkëpunim, ekspertët ekonomikë thonë se marrëveshjet e arritura deri tani, nuk kanë qenë të leverdishme dhe disa nga to nuk janë zbatuar.
Ndonëse thirrjet për pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme, janë zbehur, rrezik paraqet forma e këtyre thirrjeve, që është më shumë në nivelin e komunikimit individual, thonë ekspertë të sigurisë.
Gjykatësit e Gjykatave Themelore të Kosovës, për më shumë se dy javë kanë hyrë në grevë për rritjen e pagave të tyre, ose së paku zbatimin e një marrëveshjeje për pagesën e shtesës prej 200 eurove.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të BE-së dhe organizata që sigurojnë mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBT, thanë se problem për këtë komunitet mbetet “urrejtja e vazhdueshme”.
Prokuroria, gjykatat dhe policia e Kosovës, gjatë vitit 2014, kanë trajtuar gjithsej 3,526 lëndë kundër korrupsionit dhe kjo e dhënë, sipas Lëvizjes FOL, shënon punë jashtëzakonisht të ulët në luftën kundër korrupsionit.
Anëtarësimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK, në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA, është privilegj dhe obligim, vlerësojnë përfaqësues të FBK-së dhe profesionistë të basketbollit.
"Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe te një person që ta marrë atë rrugë [Sirisë dhe Irakut], kam bindjen se ata janë të mashtruar", thotë kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim Tërnava.
Shfaq më shumë