Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës deklarojnë se qasja e palës së Kosovës për takimin eventual të ardhshëm në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, është që të tentohet të arrihet marrëveshje në pako.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilave, Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka refuzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Kosova është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, duke shtuar se kjo çështje është shumë serioze.
Autoritetet e rendit në Kosovë, nuk janë në nivelin e duhur kur bëhet fjalë për menaxhimin e situatave në sektorin e sigurisë dhe kërcënimet nga terrorizimi, u tha të hënën nga përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED).
Familjarët e të pagjeturve, përveç autoriteteve në Serbi, kanë kritikuar institucionet e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtar që nuk po bëjnë trysni më shumë lidhur me çështjen e gjetjes së personave të zhdukur.
Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, ende nuk dihet se kur do të ndodhë edhe pse në Ministrinë e FSK-së, thonë se janë gati për përgjegjësitë e reja.
Disa nga anëtarët e grupit teknik për shqyrtimin e legjislacioni për formimin e Gjykatës Speciale, kanë shpjeguar për Radion Evropa e Lirë hapat e ardhshëm për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën pasdite ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.
Riprocedimi i amendamenteve kushtetuese, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, është në kundërshtim me rregullat e Kuvendit, thonë përfaqësuesit e partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Javën e ardhshme do të duhet të procedohen në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese, për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, ka thënë të mërkurën, Hashim Thaçi, zëvendës kryeminisër i Kosovës.
Institucionet e Kosovës me vonesën për krijimin e Speciales, janë duke rrezikuar marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe proceset e rëndësishme nëpër të cilat duhet kaluar Kosova, thonë analistët.
Çështja e trafikimit me njerëz vazhdon të jetë shqetësim për disa nga institucionet e Kosovës, por edhe për organizatat që merren me mbrojtjen e këtyre viktimave.
Zhvillimet politike brenda Bashkimit Evropian, por edhe në Kosovë, mund të kenë ndikime dhe të reflektojnë në proceset integruese dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Drejtori për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian, Jean- Eric Paquet, është shprehur i brengosur për faktin se Kuvendi i Kosovës nuk arriti të themelojë Gjykatën Speciale për krime lufte.
Për mos shqyrtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion, sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile.
"Dyshimet për kinse krime të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit janë ndërkombëtare, por ato duhet të shqyrtohen në Kosovë", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar projekt-ligjin kundër diskriminimit, i cili formëson një politikë të re shtetërore duke përfshirë masa disiplinore të fuqishme ndaj atyre që diskriminojnë personat e komunitetit LGBT.
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, bën të ditur se nga fillimi i këtij viti në Kosovë janë kthyer rreth 8 mijë persona të cilët ilegalisht kanë migruar në vende të Bashkimit Evropian.
Prishtina zyrtare thotë se ende s’ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi fillimisht pritet nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. Por, njohësit e integrimeve evropiane kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë.
Punimet për rrethimin e një vendi për varreza të komunitetit të besimit katolik në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit janë pezulluar, pas reagimeve të disa banorëve të kësaj ane.
Shfaq më shumë