Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, siç është paralajmëruar, mund të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Përfaqësues të këtij misioni thonë se një marrëveshje e tillë ka për synim këmbimin e informacioneve në nivelin policor.
Përderisa ekspertët për çështje të sigurisë konsiderojnë se për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, duhet të ketë rritje të forcave të sigurisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës vlerësojnë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme zotohen se procesi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në GJND do të jetë në favor të Kosovës, përderisa pranojnë se kjo çështje po vonon njohjet e reja të shtetësisë së vendit.
“Kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë”, ka thënë në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Gornjasellë, në afërsi të Prizrenit, një qytetar serb të Kosovës, të dyshuar për krime lufte. Policia e Kosovës njofton se të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit ndërkombëtar, i është caktuar paraburgimi për 48 orësh.
Ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë ka nxitur reagime të ndryshme në mesin e analistëve në Prishtinë. Disa e shohin të parealizueshme në terren, të tjerë thonë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të nisin bisedime.
Nuk do të ketë ndërprerjeje të punimeve në ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, pavarësisht kërcënimeve të banorëve serbë, zotohen zyrtarët qeveritarë. Por, opozita i cilëson joserioze angazhimet e Qeverisë.
Përfaqësues të serbëve të veriut, kohët e fundit, po i referohen një marrëveshjeje, që, sipas tyre, është arritur në vitin 2000 dhe parasheh se ku mund të ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve dhe ku ato të serbëve në lagjen Kroi i Vitakut. Por, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i hedhin poshtë deklaratat e tilla.
Përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës pohojnë se janë në përfundim të finalizimit të strategjisë kombëtare të sigurisë. Por, janë përfaqësuesit e opozitës ata që kritikojnë Qeverinë për vonesa në hartimin e kësaj strategjie.
Papunësia dhe varfëria janë faktorët kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës. Kështu thuhet në raportin e Paralajmërimit të Hershëm, që ka publikuar Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Autoritetet lokale në Mitrovicë thonë se me ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, po rriten dhe interesat e disa grupeve ekstremiste serbe për të destabilizuar situatën. Serbët thonë se provokimet janë të ndërsjella, si nga shqiptarët, ashtu dhe nga serbët.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës pohojnë përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për shpërbërjen e strukturave paralele, që veprojnë në pjesë të ndryshme të Kosovës. Por, opozita i kritikon ata për mospunë në këtë drejtim.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata të KQZ-së nuk e dinë ende nëse zgjedhjet lokale do të mbahen dhe në veri të Mitrovicës. Nga KQZ-ja konfirmohet se janë emëruar tre zyrtarë ekzekutivë të komisioneve komunale për zgjedhje në tri komuna në veri të Kosovës.
Më se një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vijat kufitare të Republikës me shtetet fqinje nuk dihen saktë. Zyrtarët kosovarë pohojnë se po punohet në këtë drejtim, përderisa autoritetet e rendit konsiderojnë se mosdefinimi i vijës kufitare paraqet problem si për vetë ata, ashtu dhe për banorët.
Zbardhja e fatit të disa të të pagjeturve mund të mos ndodhë asnjëherë. Ky konkludim ka dalë nga një takim i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.
MPJ thotë se po lobon për njohje të reja, duke i hedhur poshtë kritikat e opozitës dhe së fundi të një delegacioni parlamentar arab. Por, opozita ende thekson se qeverisë së vendit i mungon një strategji e mirëfilltë për lobim.
“Ideja e Ramosajt është mirëpritur nga LDK-ja. Ne kemi qenë të hapur, vazhdojmë të jemi kërkues dhe të besojmë në çdolloj unifikimi në këtë bosht", thotë Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.
Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmojnë se veç një rasti të prekur nga gripi A-H1N1, nuk ka raste të tjera në vend, për të cilat mund të thuhet se janë prekur me këtë virus. Por, sido që të jetë, ata pohojnë se janë marrë masa shtesë në trajnimin e mjekëve në qendrat e mjekësisë familjare.
Shfaq më shumë