Megjithëse që në hyrjen e tij në fuqi në vitin 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka dhënë rezultatet fillestare, në muajt e fundit, thonë zyrtarë që merren me mbikëqyrjen e tij, është shënuar një rritje e shkeljes në zbatim.
Ndonëse janë miliona euro donacione, disa klinika brenda Qendrës Klinike Universitare, institucion ky si qendër referente terciare për tërë territorin e Kosovës, vazhdojnë të përballen me mungesa të shumë gjërave të nevojshme për trajtim të pacientëve.
Politikanët e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë arsye të fortë që ta arrijnë besimin e të rinjve apo t’u besohet në fjalën e dhënë, vlerësojnë disa të rinj të Kosovës.
Sfidat e shumta me të cilat është përballur sistemi shëndetësor gjatë viteve, ka bërë që qytetarët e Kosovës ta humbin besimin.
Viti 2016, për sistemin shëndetësor në Kosovë, ka qenë me shumë sfida, duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e barnave nga lista esenciale, e deri te ngritja e aktakuzës ndaj 63 punonjësve shëndetësorë.
Reformat në sistemin shëndetësor, me gjithë lëvizjet simbolike, nuk arritën të zbatohen as më 2016. Ndonëse zyrtarë të kësaj fushe thonë se po punohet intensivisht në reformimin e sistemit shëndetësor, i cili përfshin disa sfera, në shumë prej tyre reforma ka ngecur.
Me gjithë mungesat dhe sfidat e shumta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2016 janë kryer 38 mijë operacione dhe 1.2 milionë shërbime ambulatore.
Mbledhja e fondeve për sigurime shëndetësore, nuk do të fillojë më 1 janar 2017, megjithëse Qeveria ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Në kohën kur temperaturat kanë shënuar rënie, ndërkaq është përkeqësuar shumë edhe cilësia e ajrit, në Kosovë janë shtuar rastet e gripit dhe viruseve sezonale.
Pavarësimi i të rinjve nga prindërit, duket të jetë i vështirë. Të rinjtë thonë se gjendja ekonomike është problemi kryesor për pavarësimin e tyre.
Shfaq më shumë