Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ndonëse i premtuan një rrugë më të thjeshtëzuar, udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s nuk i ofruan Ukrainës ndonjë afat kohor për anëtarësimin në aleancë.
Tre zyrtarë policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Pasi u nda nga arti për shumë vite, piktorja kosovare, Granita Grezda-Lila, iu rikthye profesionit të saj duke prodhuar enë qeramike të pikturuara. Kjo punë dore e saj tani i është shndërruar në një biznes që po rritet dita-ditës.
Duhen mesatarisht 5 vjet e tre muaj pritje për trajtimin e një padie civile nga gjykatat e Kosovës.
Shoferë kamionësh në territorin e Serbisë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt tri pikave kufitare me Kosovën, Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, që nga mbrëmja e 19 qershorit, duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalojnë nëpër territorin serb.
Në fshatin Janjevë, në komunën e Lipjanit, Sali Gashi me të birin janë të vetmit që prodhojnë dajre. Në familjen e tyre, që i përket komunitetit rom, zanati i bartur ndër breza iu ndihmon të sigurojnë jetesën.
Grupe serbësh lokalë u mblodhën pasditen e 13 qershorit në Mitrovicë të Veriut për të kundërshtuar arrestimin e një bashkëqytetari të tyre nga Policia e Kosovës. Millun Millenkoviq dyshohet se ka organizuar dhunën kundër ushtarëve të NATO-s në Zveçan, më 29 maj. (Montazhi Bujar Tërstena)
Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune. Në Mitrovicë të Veriut është vërejtuar prani e shtuar e Policisë së Kosovës.
Thirrjet për barazi nga komuniteti LGBTI+ shpesh përballen me komente, në të cilat thuhet se shteti i Kosovës u ofron atyre të drejta të barabarta. Por, ku qëndron në të vërtetë Kosova, krahasuar me vendet evropiane? Në këtë video, ju sjellim disa fakte të përmbledhura për këtë çështje.
Një grup serbësh në Zveçan kanë shpalosur një flamur të gjatë të Serbisë, gjatë një proteste më 31 maj para ndërtesës komunale atje, kundër kryetarit të ri shqiptar. Të njëjtin mëngjes, pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, vendosën tela me gjemba.
Në Zveçan, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka përfunduar protesta e serbëve lokalë kundër kryetarit të ri shqiptar. Një zyrtar i Listës Serbe u kishte kërkuar më herët qytetarëve të tubuar që të shpërndaheshin, duke i ftuar për një protestë të re të mërkurën.
Disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it janë parë në rrugë të Zveçanit pas intervenimit për t’i shpërndarë protestuesit serbë, të mbledhur për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi, por ata nuk u bindën.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar në kuadër të intervenimit kundër protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre.
Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale. Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill.
Merita Llukaci nga Gjakova ka pesë vjet që drejton një sallon perdesh në këtë qytet. Në vitin 2016, autoritetet gjermane e kthyen në Kosovë atë dhe familjen e saj, pasi nuk u dhanë leje për qëndrim.
Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”. Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme.
Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje.
Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve" të mërkurën ka hapur Ekspozitën e Holokaustit në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë është dedikim për qindra mijëra romë të ekzekutuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Shfaq më shumë