Amra Zejneli Loxha është Drejtoreshë Rajonale për Evropën Qendrore e Radios Evropa e Lirë.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se Serbia nuk ka “asnjë rol në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas saj, përfaqësuesit serbë nuk kanë autorizime për të bërë një gjë të tillë.
Autoritetet në Kosovë tërheqin vërejtjen se ka sinjale që dëshmojnë për rrezikun e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet shtetërore të Kosovës janë ftuar të jenë sa më vigjilente, për çka është informuar edhe Bashkimi Evropian.
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që të shkarkojë ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, duke e zëvendësuar atë me ministren Mirjana Jevtiq, po përcillet me polemika brenda Listës Serbe. Imunë ndaj këtyre tensioneve nuk kanë mbetur as zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.
Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, mësimi edhe më tutje zhvillohet sipas plan-programeve të Serbisë. Kjo mundësohet edhe me ligjet e Kosovës.
Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave të dëmtuara serbe. Aktualisht, vetëm për tre vjet, janë ndarë rreth 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe. Përfaqësuesit e kësaj kishe thonë se situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, e dënoi vendosjen e pankartës, por "theksoi përkushtimin për kthimin e serbëve në fshatin Mushtisht të Suharekës“.
Po vazhdojnë punimet për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, që ndan pjesën jugore me atë veriore të banuar me serbë. Revitalizimi i urës vjen pas dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Gërmimet kanë të bëjnë me dyshimet për ekzistencën e varrezës masive nga periudha e luftës. Sipas drejtorit të Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka d
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.
“Turqia është mike e rrejshme e Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Kolumbisë në New Jork.
Këshilli i BE-së e ka miratuar të martën vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-it, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini.
Terrorizmi, ekstremizimi dhe dhuna janë rezultat i tiranisë, padrejtësisë dhe korrupsionit, pastaj mungesës së zhvillimit, varfërisë dhe keqkuptimit të fesë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nobelistja Tawakkol Abdel-Salam Karman, gazetare dhe politikane nga Jemeni.
Raportuesja e BE-së për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk pret që brenda periudhës së pranverës së këtij viti të bëhet një hap konkret drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
"Imuniteti funksional dhe ai personal, të cilët i njeh e drejta ndërkombëtare për zyrtarët shtetëror, nuk vlejnë në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve.
Elma, 21 vjeçe, boshnjake nga Mitrovica, është arrestuar më 25 nëntor në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm. Familja e saj është e bindur se Elma është e pafajshme.
Serbët e Kosovës, në këtë kornizë politike, nuk mund të mbijetojnë, prandaj insistojnë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Trashëgimia kulturore dhe fetare në Kosovë është e mbrojtur dhe do të mbrohet më mirë kur Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s, thotë për Radion Evropa e Lire eurodeputetja Ulrike Lunacek.
Ministrat e Jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga vendet e rajonit kanë qëndruar të mërkurën në Prishtinë, për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po qëndron i hapur panairi i trashëgimisë dhe artizanaleve. Në panair janë ekspozuar vepra artizanale dhe punime dore të grave kosovare, si veshje tradicionale, qilima të ndryshëm, zbukurime etj.
Shfaq më shumë