Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën.
Në një takim në Uashington ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësve evropianë, mbështetësit e Ukrainës u zotuan për përkrahje të vazhdueshme, ndonëse hollësitë mbeten të panjohura.
Pjesë të mëdha të Evropës po përballen me mot ekstrem dhe temperatura deri në 40 gradë celsius. Autoritetet nëpër kontinent, veçanërisht në pjesën jugore të tij, kanë lëshuar alarme shëndetësore dhe mjedisore.
Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta. Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në kohët më të nxehta të ditës, teksa temperaturat janë afër 40 gradë Celsius.
Sadik Selimoviq, i mbijetuar i masakrave të vitit 1995 në Srebrenicë, rrëfen se si kërkimi për mbetjet mortore të familjarëve të tij ndikoi që ai të bëhet hetues në Institutin për Persona të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.
Turizmi po lulëzon në Shqipëri, por bregdeti i saj po kërcënohet nga nivelet e rritura të detit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë.
Kanadaja po e rrit praninë ushtarake dhe diplomatike në Arktik, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të riafirmuar sovranitetin e saj në një rajon që përbën 40 për qind të territorit kanadez dhe 75 për qind të vijës së saj bregdetare.
Më shumë se 130 njerëz raportohet se kanë vdekur deri më tani këtë vit pasi kanë pirë alkool ilegal në Turqi, ku prodhimi i fshehtë i tij është i përhapur gjerësisht, ndërsa alkooli ilegal shpesh përzihet me metanol.
Dhjetëra vullnetarë iu bashkuan aksionit për pastrimin e brigjeve të liqenit të Badocit, duke shënuar kështu Ditën Botërore të Pastrimit.
Autoritetet greke filluan grumbullimin e qindra mijëra peshqve të ngordhur që u derdhën në një port turistik në qytetin Volos këtë javë, pasi ishin zhvendosur nga habitatet e tyre të ujërave të ëmbla gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kosova këtë javë është përfshirë nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë në 37 gradë celsius. Të rritur e fëmijë shihen teksa shijojnë freskinë e ujit në pishina këto ditë të nxehta, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.