Fotot më të mira të 2015-s
Fotografia e vitit 2015, e Shtypit Botëror, dhe çmimi i parë për “lajmin ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi i pavarur, Warren Richardson, për këtë imazh. Fotografia, e cila u shkrep pothuajse në errësirë, tregon një migrant duke e kaluar një foshnje nën telat gjemborë të gardhit, në kufirin Serbi-Hungari, në Roszke. (28 gusht 2015)
Çmimi i parë për kategorinë “Lajm i Përgjithshëm” i fitua nga fotografi i pavarur brazilian, Mauricio Lima, për fotografinë e tij që e tregon një militant të Shtetit Islamik, duke u trajtuar në një spital kurd, në periferi të Hasakas në Siri. (1 gusht 2015)
Çmimi i parë për storjen më të mirë në kategorinë “Lajm i Përgjithshëm” u fitua nga fotografi i pavarur rus, Sergei Ponomarev. Fotografia tregon një zyrtar policor slloven, mbi një kalë, duke shoqëruar migrantët, pasi kishin kaluar kufirin me Kroacinë. (20 tetor 2015)
Çmimi i dytë për storjen më të mirë në kategorinë “Lajm i Përgjithshëm” i takoi fotografit sirian të AFP-së, Abd Douma. Fotografia tregon një viktimë të luftës civile në Siri, në qytetin Douma. (22 gusht 2015)
Çmimi i parë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografi i gazetës Zhang Lei, për fotografinë e tij të Tianjinit, në Kinë. ( 10 dhjetor 2015)
Çmimi i dytë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografja e pavarur amerikane, Adriane Ohanesian. Imazhi tregon Adam Abdel, 7 vjeçar, i cili kishte pësuar djegie të rënda pas lëshimit të një bombe nga qeveria sudaneze, pranë shtëpisë së tij në Burgu, në Sudan. (27 shkurt 2015)
Çmimi i tretë për kategorinë “Çështjet Bashkëkohore” u fitua nga fotografi i “Chicago Tribune”, John J. Kim. Fotografia e tregon Lamon Reccord duke e shikuar një polic gjatë një proteste, pas vrasjes së Laquan McDonald nga policia e Chicagos, në Illinois. (25 nëntor 2015)
Çmimi i parë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi i “Getty Images”, Kevin Frayer. Burra kinezë duke e tërhequr një karrocë, në një lagje në afërsi të një termocentrali të qymyrit, në Shanxi, Kinë. (26 nëntor 2015)
Çmimi i tretë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi iranian, Zohreh Saberi, për fotografinë e tij që portretizon një grua të verbër, pranë dritares së shtëpisë së saj në Iran. (12 nëntor 2015)
Çmimi i parë për kategorinë “Storjet e jetës së përditshme” u fitua nga fotografi australian i “Getty Images”, Daniel Berehulak. Fotografia tregon një shkencëtar nga Kili, duke ecur pranë një kishe ortodokse ruse, në Bellingshausen. ( 28 nëntor 2015)
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi i pavarur suedez, Niclas Hammarstroem.Foto tregon viktimën nga dhuna mes bandave në Honduras. (4 prill 2015)
Çmimi i parë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi sirian Sameer Al-Doumy, për pamjet dramatike të pasojave të një sulmi ajror në Siri. (9 dhjetor 2015)
Çmimi i dytë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga gazetari i pavarur francez, Corentin Fohlen, për pamjet e një demonstrate kundër terrorizmit në Paris. ( 11 janar 2015)
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm ekzkluziv nga vendi i ngjarjes” u fitua nga fotografi turk i AFP-së, Bulent Kilic. Foto e tregon një fëmijë refugjat sirian, duke u bartur në Turqi. (14 qershor 2015)
Çmimi i tretë për kategorinë “lajm i përgjithshëm” u fitua nga fotografi autralian i “Getty Images” Daniel Berehulak, për mbulimin e pasojave të tërmetit në Nepal. (29 prill 2015)
Çmimi i dytë për kategorinë “njerëzit” u fitua nga fotografi slloven, Matjaz Krivic. Fotografia tregon një minator duke e tymosur një cigare, para se të kthehet brenda në minierë, në Bani, Burkina Faso. ( 20 nëntor 2015)
Çmimi i parë në kategorinë “natyra” u fitua nga australiani Rohan Kelly, për fotografinë që portretizon pushuesit në plazhën Bondi, si dhe retë e dendura. (6 nëntor 2015)
Çmimi i dytë në kategorinë “natyra” u fitua nga fotografi meksikan, Anuar Patjane Floriuk. Fotografia tregon një balenë dhe foshnjen e saj duke e ndarë detin me zhytësit, në ishujt Revillagigedo. (28 janar 2015)
Çmimi i parë në kategorinë e “sportit” u fitua nga fotografi australian Christian Walgram, për imazhin e skijatorit çek, Ondrej Bank, gjatë garave në Kampionatin Botëror të Skitarisë. (8 shkurt 2015)