Kosova nën rrezet përvëluese të diellit
Një qytetare në Prishtinë freskohet në një shatërvan në kryeqendrën e Kosovës, teksa më 26 qershor temperaturat kanë shkuar në 36 gradë Celsius.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë rekomandojnë që gjatë temperaturave të larta, njerëzit të mbajnë trupin e freskët. E ku ka më mirë se të freskohesh në pishinë.
Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në kohët më të nxehta të ditës. Sipas tyre, temperatura nën hije është më e ulët për 10-15 gradë Celcius sesa në diell.
Një djalë duke u freskuar në një pishinë afër Shtimes më 26 qershor.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, qytetarët duhet të hidratohen sa më shumë gjatë valëve të të nxehtët.
Një grua duke u freskuar në lumin Erenik më 25 qershor 2025.
Në sheshet kryesore të Prishtinës më 26 qershor është shpërndarë falas ujë me akull. "Kujdesi nuk ka çmim", shkruan në njoftimin e vendosur.
Disa fëmijë duke u freskuar me ujë me akull. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe të mbrojë fëmijët dhe foshnjat nga të nxehtët.
Sipas autoriteteve, në ditë të nxehta qytetarët duhet të veshin rroba të lehta, si dhe të pinë ujë rregullisht.
Pavarësisht temperaturave të larta, disa punëtorë të sektorit të ndërtimit në Kramovik të Rahovecit janë parë duke punuar në ndërtimin e një objekti.
Dy djalosh ka zgjedhur që të freskohet në një pishinë në Shtime.
Ndërkaq ky burrë ka zgjedhur të freskohet në lumin Erenik, afër Gjakovës.
Përveç freskisë nga uji i Erenikut, këto gra dhe fëmijë janë freskuar edhe me shalqi.
Pavarësisht se është rekomanduar që të shmangen punët e rënda gjatë temperaturave të larta, ky punëtor i ndërtimtarisë ka vazhduar punën në Rahovec.
Teksa temperaturat e larta kanë përfshirë Kosovën dhe shumë vende të tjera në rajon, qytetarët bëjnë mirë të gjejnë burime uji, sikurse lumi Erenik, që t'i kalojnë më lehtë ditët e nxehta të fundqershorit.