Nga Clinton deri te Trump, samiti në Alaskë shënon takimin e 49-të të Putinit me një president amerikan

Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe presidenti amerikan, Bill Clinton shkëmbejnë marrëveshjet për krijimin e një qendre të përbashkët paralajmërimi për ndarje informacionesh rreth nisjes së raketave. Fotografi e 4 qershorit 2000 në Moskë.

Clinton dhe Putin gjatë një ceremonie të mbjelljes së pemëve në Bankokushinryokan, që do të thotë “Ura drejt Botës,” para samitit të tetë shteteve më të industrializuara (G8), që është mbajtur në Japoni, në korrik të vitit 2000.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, presidenti kinez, Hu Jintao, presidenti Putin me bashkëshorten e tij, Ludmila, shefi i Bashkimit Evropian, Jean Claude Juncker dhe presidenti amerikan, George W. Bush, duke ecur së bashku në Kremlin, Moskë, pas pjesëmarrjes në ceremoninë përkujtimore në mbajtur në Sheshin e Kuq, për Luftën e Dytë Botërore. Fotografi e 9 majit 2005.

Putin dhe Bush shihen të veshur me ponço kiliane teksa mbërrijnë për një sesion zyrtar fotografik të liderëve të APEC-ut në pallatin La Moneda në Santiago, më 21 nëntor 2004.

Presidenti amerikan, Barack Obama (djathtas) dhe Putini, në Los Kabos, Meksikë, më 18 qershor 2012.

Obama takohet me Putinin në kuadër të samitit të G20-ës në resortin Regnum Carya, në Antalia të Turqisë, më 15 nëntor 2015.

Presidenti amerikan, Donald Trump takohet me Putinin në samitin e G20-ës, më 7 korrik 2017, në Hamburg të Gjermanisë.

Trumpi dhe Putini para një takimi në Helsinki, më 16 korrik 2018.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Putini takohen për një samit SHBA-Rusi në Gjenevë, më 16 qershor 2021.

Gjatë 25 vjetëve në pushtet, udhëheqësi rus, Vladimir Putin është takuar 48 herë me pesë presidentë të ndryshëm amerikanë – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden. Më 15 gusht, ai do të takohet sërish me Trumpin në Alaskë.