Sulmet ruse godasin qytete dhe ndërtesa banimi në Ukrainë

Një burrë reagon teksa sheh një ndërtesë banimi të shkatërruar në Kiev, në mëngjesin e 17 qershorit.

Pamja nga vendi i sulmit në Kiev, ku një pjesë e tërë e një ndërtese banimi u shemb pas një sulmi rus.

Të paktën 14 persona raportohet se kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas si pasojë e sulmeve gjatë natës.

Njerëzit përqafohen mes rrënojave pas sulmit.

Sulmet ruse gjatë natës goditën disa zona në Kiev dhe shënjestruan qytetet Odesa dhe Zaporizhia, në jug dhe lindje të Ukrainës. Një person raportohet i vrarë në Odesa.

Një banor i plagosur evakuohet nga vendi i një sulmi rus në Kiev.

Një e mbijetuar nga një sulm në Kiev pastrohet pranë punonjësve të shpëtimit.

Një punonjës shpëtimi kërkon mes rrënojave të ndërtesës së shembur në Kiev. Disa banorë të saj vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Një veturë e djegur pranë pjesës së shembur të ndërtesës së banimit në Kiev.

Një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev digjet në mëngjesin e 17 qershorit, pas valës së sulmeve ruse mbi Ukrainën.

Banorët e Kievit strehohen gjatë sulmeve të natës që tronditën kryeqytetin ukrainas.

Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.