Aeroporti i braktisur

Kjo është ndërtesa kryesore e Aeroportit Khuzhir, në ishullin Olkhon. Ana e majtë është pjesa ku presin udhëtarët, ndërsa ana e djathtë është banesa e Prokopyevit.

Prokopyev duke e hapur pjesën “zyrtare” të ndërtesës së aeroportit.

Radio e aeroportit është ruajtur dhe funksionon në mënyrë të përkryer. Fotografi Petr Shelomovskiy thotë se përkushtimi i Prokopyevit ndaj punës së tij është tipik për një njeri që i përket periudhës së Bashkimit Sovjetik.
 

Vladimir (i ulur në qendër) me stafin e aeroportit, gjatë kohës kur ishte pilot. Ai e përfundoi karrierën e tij duke e pilotuar një “Tupolev TU-104”, një nga aeroplanët e parë të pasagjerëve në botë.

Një kep në ishullin Olkhon. Kjo fotografi ishte realizuar në vitin 1979, në kohën kur fluturimet bartnin turistë dhe punëtorë në këtë ishull.

Turistët duke marrë rreze dielli në anijet e braktisura të peshkimit. Këto anije, tani përdoren kryesisht për të bartur turistët gjatë stinës së verës.

Prokopyev, duke pozuar brenda asaj që dikur ishte vendi i pritjes në aeroport. Aty mund të akomodoheshin 12 njerëz.
 

 Rruga me baltë që çonte te pista e aeroportit.

Pas 20 vitesh pritjeje, Prokopyev e pranon se aeroporti i tij mund të mos hapet më kurrë, por që ai do të vazhdojë ta mirëmbajë atë, sa më mirë që mundet.
 

Gruaja e Prokopyevit, Herolda, me një nga punimet e drurit, që ajo e ka shndërruar në karakter, në afërsi të pronës.

Pista e aeroportit ende nuk është hapur zyrtarisht, por Vladimiri dhe Herolda me raste pranojnë vizitorë.

Vladimiri dhe Herolda duke pirë çaj, para shtëpisë së tyre.
  

Si mbikëqyrës i aeroportit, Vladimiri ende merr rrogë mujore prej 80 dollarësh në muaj. “Unë ende paguhem, por, nuk e besoj se kjo do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë”, thotë ai. “Çfarë do të bëj pastaj? Ku do të shkoj? Pastaj, edhe mua shumë shpejtë do të më vjen koha për të ikur”, thotë Prokopyev.