Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet.
Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.
Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale.
Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar ligje censurimi që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë.
SHIKONI EDHE:
Rusia e shpall Amnesty International-in “organizatë të padëshirueshme”Rusia shpall REL-in “organizatë të padëshirueshme”Çdo organizatë e huaj mund të shpallet e “padëshirueshme” me ligjin e ri rusReporterët pa Kufij, me seli në Francë, denoncon vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ndihmon gazetarët e përndjekur.
Vetëm muajin e kaluar, një gjykatë ruse dënoi një gazetare dhe ish-vullnetare të liderit të ndjerë opozitar Alesei Navalny – organizatat e të cilit janë shpallur “ekstremiste” në Rusi – me 12 vjet burgim.
Reporterët pa Kufij e përshkruan burgosjen e saj si një “simbol të shtypjes së zërave të pavarur nga Kremlini” dhe bëri thirrje për lirimin e saj, siç kërkon për të gjithë gazetarët e arrestuar në Rusi.
Lista e entiteteve “të padëshirueshme” që ka Ministria ruse e Drejtësisë deri më tani përfshin rreth 250 organizata, duke përfshirë Radion Evropa e Lirë, Amnesty International, Greenpeace dhe Universitetin Jale.