Dita e tretë e protestave të serbëve në veri
Pamje nga Zveçani në orët e mesditës të së mërkurës.
Pjesëtarë të KFOR-it rrugëve të Zveçanit.
Lideri i Listës Serbe duke biseduar me pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan pasditen e së mërkurës.
Protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan në ditën e tretë të protestave.
Pamje nga lart e flamurit të Serbisë që u shpalos nga portestuesit serbë të mërkurën në Zveçan.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka vendosur tela gjemborë përreth objektit të komunës.
Një grua mban një bluzë ku shkruan "KFOR-i vrasësi", para objektit të komunës në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës, të mërkurën më 31 maj 2023.
Derisa protestat e serbëve vazhdonin, KFOR-i ka ruajtur objektet komunale.
Qindra serbë kanë protestuar para Komunës së Zveçanit duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektin komunal javën e kaluar.
Ushtarët e KFOR-it jashtë ndërtesës komunale në ditën e tretë të protestave të serbëve në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës, 31 maj 2023.
Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës - i banuar me shumicë serbe.
Në mesin e protestuesve në Zveçan kishte një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Protestat e serbëve vazhduan në ditën e tretë edhe në Zubin Potok, që nga ora 7 e mëngjesit.
Në Zubin Potok shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.
Rreth 100 protestues ishin mbledhur edhe para objektit komunal në Leposaviq.
Situata në Zubin Potok ka qenë e qetë.
Protestuesit në Zubin Potok duke i larguar çadrat.