Protesta në mbarë Izraelin për të kërkuar ndaljen e luftës në Gazë
Your browser doesn’t support HTML5
Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv më 17 gusht, në mes të një greve mbarëkombëtare në mbështetje të familjeve të pengjeve që mbahen në Gazë. Demonstratat nëpër vend i bënë thirrje qeverisë së Izraelit të arrijë një marrëveshje me Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për të liruar pengjet e mbetura. Protesta në Tel Aviv ishte një prej më të mëdhave në Izrael që kur nisën luftimet në tetorin e 2023-tës. Kryeministri Benjamin Netanyahu kritikoi protestuesit, duke thënë se veprimet e tyre “sigurojnë që tmerret e 7 tetorit do të përsëriten”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)