Përleshje në protestat antiqeveritare në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Tensionet në Serbi janë përshkallëzuar më 13 gusht, pasi përkrahës të partisë në pushtet janë përleshur me protestuesit antiqeveritarë në disa qytete. Në orët e mbrëmjes janë mbajtur protesta në Beograd dhe Novi Sad. Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po mbahen për më shumë se tetë muaj. Ata kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.