Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski të dielën, sipas agjencive polake.
Këto kontrolle, që do të duhej të merrnin fund më 5 gusht, ishte pritur që do të vazhdonin.
Qeveria qendrore e Polonisë e ka bërë të ditur vendimin për këto kontrolle më 7 korrik, si përgjigje ndaj kontrolleve të vazhdueshme në anën gjermane, me qëllim të ndaljes së migrimit të paligjshëm.
SHIKONI EDHE: Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinëKryeministri polak, Donald Tusk ka sinjalizuar se kjo masë mund të largohet nëse ndryshon politika kufitare e Gjermanisë.
Gjermania ka nisur të kryejë kontrolle rastësore kufitare në kufirin polak prej tetorit të vitit 2023 dhe i ka intensifikuar ato pasi Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, është ngjitur në pushtet në maj.
Berlini, gjithashtu, ka dhënë autorizim për kthimin e azilkërkuesve në kufi.
Qeveria e Tuskut në Varshavë është përballur me presion në rritje nga grupet e krahut të djathtë që patrullojnë zonën kufitare, në kërkim të migrantëve pa dokumente.