Pasojat e sulmit vdekjeprurës të Rusisë në Kiev

Një banor vajton një nga viktimat e sulmit të 24 prillit në Kiev.

Sulmi gjatë natës – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.

Shpëtimtarët i afrohen një gruaje të plagosur pas sulmit të 24 prillit.

Shumë ndërtesa banimi u dëmtuan ose u shkatërruan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe zyrtarët thanë se të paktën nëntë njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një raketë balistike shpërthen në qiell mbi qytet gjatë një sulmi me dronë rusë në Kiev.

Ushtria e Ukrainës tha se mbi 210 raketa dhe dronë u lëshuan gjatë sulmit, përfshirë raketa balistike dhe raketa lundruese të lëshuara nga bombardues të rëndë dhe anije luftarake të Detit të Zi.

Një djalë mban një mace në duar duke dalë nga rrënojat e një ndërtese banimi që u godit nga një sulm me raketë ruse në një qark të Kievit.

Një ushtar ukrainas e bart në krah një grua të plagosur duke e nxjerrë nga shtëpia e saj, e cila u godit nga sulmi rus në Kiev.

Mjekët ukrainas e mjekojnë një burrë të plagosur pas një sulmi me raketë balistike ruse në Kiev.

Shpëtimtarët punojnë në vendin e një ndërtese banimi të goditur nga një raketë balistike ruse në Kiev.

Ata nxituan për t'i nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesës, duke i dëgjuar tingujt e telefonave celularë, në përpjekje për t'i gjetur ata.


Banorët strehohen gjatë sulmeve ajrore.

Banorët presin në strehim të nëndheshëm gjatë sulmeve ajrore.

Një banor vlerëson dëmet në banesën e tij në Kiev.

Ushtria e Ukrainës tha se më shumë se 210 raketa dhe dronë u lëshuan gjatë sulmit të natës, përfshirë raketa balistike dhe raketa lundruese të lëshuara nga bombardues të rëndë dhe anije luftarake të Detit të Zi.

Një grua qëndron pranë një ndërtese banimi të dëmtuar në Kiev.

Pasojat e sulmeve ajrore ruse në një ndërtesë banimi në Kiev.

Shpëtimtarët kërkojnë njerëz në rrënojat e një ndërtese banimi që u shkatërrua nga sulmi rus në Kiev.

Shpëtimtarët punojnë në vendin e sulmit në qarkun e Kievit, Sviatoshinski.

Një vajzë fle në një strehim të nëndheshëm pas sulmeve ajrore.

Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.