Si shkoi parada masive ushtarake e Kinës?
Ushtare kineze me pushkë në duar gjatë paradës për shënimin e përvjetorit të 80-të të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, para Portës së Tiananmenit, në Pekin, Kinë, më 3 shtator 2025.
Presidenti kinez, Xi Jinping, duke inspektuar trupat para paradës ushtarake.
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas); presidenti kinez, Xi Jinping (në mes) dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke arritur në paradë.
Ushtarë kinezë gjatë parakalimit në paradë.
Presidenti kinez, Xi Jinping, duke u shfaqur në një ekran gjigant, teksa inspektonte paradën ushtarake në Pekin.
Pjesëtarë të tjerë të ushtrisë kineze gjatë pjesëmarrjes në paradë.
Një GJ-11, mjet ajror luftarak pa pilot dhe i pavërejtshëm, i ekspozuar në paradën ushtarake në kryqendrën kineze.
Presidenti kinez duke pirë një gllënjkë, në një banket pas paradës ushtarake.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke arritur në paradën ushtarake.
Pjesëtarë të ushtrisë kineze gjatë parakalimit në paradë.
Automjete ushtarake kineze duke parakaluar në paradë.
Helikopterë duke fluturuar në kuadër të paradës ushtarake të Kinës.
Raketa strategjike ndërkontinentale bërthamore, DF-5C, të ekspozuara në paradën e Pekinit.
Një tank kinez gjatë parakalimit.
Ushtarë kinezë me kapela të kaltra duke parakaluar.
Një dron nënujor AJX002 duke u ekspozuar pranë pjesëmarrësve në paradë.
Flamuri kinez duke u ngritur para fillimit të paradës ushtarake.