"Do t’ju vras të gjithëve": Një familje kërcënohet në tren pse foli ukrainisht

Your browser doesn’t support HTML5

Në një video që është bërë virale, një burrë që flet rusisht shihet duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht një çift, i cili fliste në gjuhën ukrainase teksa ndodhej në një tren në Zvicër, bashkë me fëmijën e tij. Burri me qasje abuzive, që është identifikuar si Aleksandrs Vabiks nga Letonia, e kërcënoi familjen me vdekje. Incidenti u përshkrua si i “tmerrshëm” nga autoritet ukrainase, ndërsa autoritetet zvicerane e ndaluan Vabiksin. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)