Kardinali amerikan Prevost zgjidhet Papa Leoni XIV

  • Reuters

Kardinali amerikan Robert Prevost u zgjodh të enjten papa i ri dhe udhëheqës i Kishës Katolike Romane, duke marrë emrin Papa Leoni XIV, njoftoi një kardinal i lartë para turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.




Tymi i bardhë - që sinjalizon zgjedhjen e papës - u pa duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00.


Shumë njerëz panë tymin e parë duke dalë nga oxhaku, teksa janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.


Reagimi i një murgeshe pas zgjedhjes të kreut të ri të Kishës Katolike.

Kardinalët duke u lutur në Kishëzën Sistina, para konklavës për zgjedhjen e papës së ri, në Vatikan, më 7 maj 2025.

Tymi i zi duke dalë nga oxhaku i Kishëzës Sistina, më 7 maj, duke lajmëruar se nuk është marrë një vendim për zgjedhjen e papës së ri.

Një murgeshë duke u lutur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në ditën e parë të konklavës.

Një rojë zvicerane duke vëzhguar gjatë zhvillimit të Meshës së Shenjtë, për zgjedhjen e papës së ri, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, më 7 maj.

Një pjesëtar i klerit duke pushuar në Sheshin e Shën Pjetrit, më 7 maj.

Njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit duke shikuar një ekran që shfaqte kardinalët brenda Kishëzës Sistina, më 7 maj.

Një pamje e Kishëzës Sistina para konklavës për zgjedhjen e papës së ri, në Vatikan, më 6 maj.

Brenda "Dhomës së Lotëve", një hapësirë e vogël pranë Kishëzës Sistina, ku papa i ri do të veshë rrobat e bardha për herë të parë.

Një burrë duke u gjunjëzuar dhe duke u lutur në Sheshin e Shën Pjetrit, më 7 maj.

Një kardinal duke arritur për mbledhjen e përgjithshme para konklavës për zgjedhjen e papës së ri, më 6 maj.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leoni XIV. Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë. Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.