Dyndja e migrantëve nga Turqia në BE

Migrantët arrijnë kryesisht me anije nga Turqia në bregdetin grek. 

Migrantët nga Afganistani, ecin në bregdet pasi mbërritën pranë fshatit Skala Sikamias në Greqi.

Një burrë e bartë djalin e tij në një plazh afër fshatit Skala Sikamias.

Një foshnje qan ndërsa migrantët nga Afganistani mbërrijnë në territorin grek. Në mëngjesin e 1 marsit, Policia e Greqisë tha se “mbi 500 migrantë” kanë arritur në territorin e tyre.

Migrantët që ikin nga varfëria dhe lufta në Lindje të Mesme, synojnë që përmes Greqisë të kalojnë në vende tjera të Bashkimit Evropian. 

Migrantët pas arritjes në Greqi. Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë migrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.

Një burrë mban tre fëmijët e tij.  Shumë kampe migrantësh në Greqi janë të mbipopulluara. Në ishujt grekë aktualisht ndodhen mbi 42,000 migrantë.

Migrantët nga Pakistani qëndrojnë në një rrugë në Turqi. 

Migrantët ecin mes gazit lotsjellës në vendkalimin kufitar mes Turqisë dhe Greqisë. 

Migrantë nga Afghanistani arrijnë në bregdetin grek.

Disa migrantë në afërsi të ishullit Lesbos. Banorët lokalë të ishujve kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për migrantë.

Një burrë mban fëmijën e tij gjatë ecjes në bregdetin grek, pas arritjes nga Turqia.