'Marshi i Lirisë' në Hungari, thirrje për reforma arsimore dhe ndryshime politike
Organizuar nga sindikatat e mësimdhënësve dhe grupet studentore, marshimi paqësor "Marshi i lirisë" bëri thirrje për reforma arsimore dhe një ndryshim drejtimi për të ardhmen politike të Hungarisë.
Sindikatat e mësuesve dhe grupet studentore kanë shpenzuar disa muaj duke i dhënë shtytje Qeverisë së Hungarisë që të sigurojë rritje pagash dhe kushte më të mira pune për arsimtarët.
Një burrë i moshuar (majtas) përpiqet të pengojë një demonstrues që të protestojë me një pankartë.
Vajzat tregohen kreative me pikturimin e fytyrave të tyre ndërsa marrin pjesë në demonstratë.
Një grua e re duke mbajtur një pishtar gjatë marshimit.
Të tjera protestuese thërrisnin parulla kundër Qeverisë së djathtë të drejtuar nga kryeministri Viktor Orban.
Bastioni i Peshkatarit në Kështjellën e Budës është ndriçuar me ngjyrat kombëtare të Hungarisë për të përkujtuar 175-vjetorin e shpërthimit të revolucionit të vitit 1848 dhe luftës së pavarësisë kundër sundimit të Habsburgëve në Budapest.