Luftime të ashpra përgjatë kufirit verior të Ukrainës teksa trupat hyjnë në Rusi

Your browser doesn’t support HTML5

Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, një njësit artiljerësh ukrainas raporton për luftime intensive dhe pohon se luftëtarë koreanoveriorë të Rusisë po pësojnë humbje të mëdha. Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)