I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

Klerikët luten pranë arkivolit të Papa Françeskut të ndjerë, i mbuluar me librin e ungjijve, gjatë ceremonisë së varrimit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Pamje nga varrimi i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

(Nga e majta në të djathtë) Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut të ndjerë, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Pamje nga varrimi i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Një besimtare e re mban një fotografi të Papa Françeskut të ndjerë ndërsa pret gjatë ceremonisë së varrimit të tij, në qendër të Romës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Zonja e Parë, Olena Zelenska, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Njerëzit luten ndërsa presin fillimin e ceremonisë mortore të Papa Françeskut, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Anëtarë të klerit mblidhen përpara meshës mortore të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Arkivoli i Papa Françeskut dërgohet në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e tij, në Vatikan.

Njerëzit mblidhen përgjatë rrugës ndërsa arkivoli i Papa Françeskut të ndjerë dërgohet nga Bazilika e Shën Pjetrit në Bazilikën Santa Maria Maggiores, gjatë ceremonisë së varrimit në Romë.

Arkivoli i Papa Françeskut të ndjerë futet në Bazilikën Santa Maria Maggiore, vendi i varrimit të tij, gjatë ceremonisë së varrimit në Romë.

Kryeprifti kardinal i Bazilikës Romake të Shën Marisë së Madhe, Rolandas Makrikas, vendos vulë mbi arkivolin që mban trupin e ndjerë të Papa Françeskut, gjatë ceremonisë së varrimit në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë.