Nxënësit kthehen në shkolla

Në Kosovë, më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor, teksa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrotje nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t'i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemajli" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se inspektorët sanitarë do të mbikëqyrin nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se top-prioritet në punën e tyre tani do të jetë shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve. Drejtori i këtij insituticioni, Naser Ramadani, është zotuar se çdo rast i dyshuar me koronavirus në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve do të trajtohet brenda ditës. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020. 

Viti i ri shkollor në Kosovë është dashur të nisë më 1 shtator, por u shty, pasi Ministria e Arsimit tha se kjo u bë me qëllim që të sigurohen kushtet e sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.