Kremtimi i Pashkëve nëpër botë
Vezë të ngjyrosura për Pashkë, të vendosura në tregun tradicional të Pashkëve në Vjenë të Austrisë më 16 prill 2025.
Krishti është ringjallur. Kështu shkruan në shërbesën për Pashkët Ortodokse në një Kishë në Moskë më 20 prill. Këtë vit, Pashkët Ortodokse dhe të Krishtera festohen në të njëjtën ditë.
Një blerëse zgjedh vezët e dekoruara për Pashkë në Beorgad të Serbisë. Tradita e ngjyrosjes së vezëve për Pashkë është e lashtë dhe simbolizon jetën e re dhe ringjalljen, ashtu sikurse festa e Pashkëve është festë e ringjalljes së Krishtit.
Një besimtar i krishter ndez qirinj në meshën solemne për Pashkët, në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë më 19 prill 2025.
Besimtarët marrin pjesë në shërbesën për Pashkët Ortodokse në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, afër Mavrovës në Maqedoninë e Veriut më 20 prill 2025.
Fëmijët ngjyrosin së bashku vezët për Pashkë në Podgoricë të Malit të Zi.
Një besimtare e krishter lutet gjatë meshës së mesnatës të mbajtur në Katedralen e Shën Patrikut në Karaçi të Pakistanit më 20 prill 2025.
Besimtarët ortodoksë etiopianë marrin pjesë në ceremoninë e "Zjarrit të Shenjtë" në seksionin etiopian të Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, më 19 prill 2025.
Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, (në qendër të fotografisë) udhëheqësi shpirtëror i të gjithë të krishterëve ortodoksë lindorë në botë, duke qëndruar, teksa besimtarët mbajnë qirinj gjatë meshën në vigjilje të Pashkëve, në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Stamboll. Turqi, 20 prill 2025.
Një murgeshë katolike merr pjesë në një meshë për Pashkët në Xhakarta më 19 prill 2025.
Disa persona përgatisin shportat e Pashkëve për t'u bekuar para një kishe të shkatërruar gjatë luftës në Lukashivka, në Ukrainë. 20 prill 2025.
Besimtarët e krishterë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e së dielës për Pashkët në Vatikan më 20 prill 2025.
Besimtarët kristianë mbajnë qirinj dhe fenerë ndërsa ndjekin rrugën që besohet të ketë ndjekur Jezusi kur u arrestua dhe u dërgua për gjykim përmes Luginës së Kidronit në Jerusalem më 17 prill 2025, tri ditë para Pashkëve.
Besimtarët marrin pjesë në shërbesa në prag të Pashkëve në Kishën El Calvario në San Salvador më 19 prill 2025.